gjithçka në këtë botë
vëç gëzim mund të më sjellë
se lumturia qëndron te ti
në të parët e fytyrës sate
për këtë botë
veç fjalë mund të them
se frymëzimi vjen nga ti
nga ky mall që as unë fillin s’ia di
s’i duket nyjet kanë filluar të zgjidhen
kanë filluar të dalin nga deti të gjitha ëndrrat e ngulfatura
por shpirti i tyre aq shumë është larguar
është tharë,
se janë tharë lotët që e mëkonin çdo ditë
se është zhdukur guximi për të parë drejt në sy
ndonëse tani horizonti është mbyllur fare
udhët aq shumë janë shkurtuar
por duart janë mpirë
zemra është shtangur
se fjalët kanë dhënë shpirt që moti
nga gazepi thonë s’del shpirti
por dilka dhe si i shashtisur u mundoka të tretet në pakthim
ama ka gjëra që asnjë rregulli s’i bëjnë nënshtrim
dhe kthejnë përmbys çdo ligj mbi dhe
dhe kthejnë të njejtin shpirt saherë që fytyra e ëndrrave të tyre buzëqesh.
Shqipe Palloshi
EDITOR
12 years ago
previous article
Sauditët lejojnë sportin në shkollat private të vajzave
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago