Të shtunën, një numër i mjekëve turq të cilët janë anëtarë të Bordit Botëror të Mjekëve – Dega në Stamboll, dhuruan pagat e tyre për mjekët sirian, të cilët vazhdojnë të punojnë në kushte lufte.
“Me rastin e 14 marsit, Ditës së Mjekëve, jemi mbledhur këtu që t’i ndajmë pagat tona me mjekët sirian, të cilët vazhdojnë të punojnë vullnetarisht, pa as edhe një përfitim material”, tha Kerem Kinik, kryetar i Degës së Stambollit, nga Bordi i Botëror i Mjekëve.
Vetëm rreth 5000 mjekë nga gjithsej 36.000 kanë mbetur në Siri, deklaron Bordi i Mjekëve.
“Siria ka nëvojë për atë mjek” është emri i fushatës që synon të mbledh 6 milion lira turke (rreth 2.2 milion dollar), për të siguruar kështu për një vit pagat e 1000 mjekëve sirian.
“Do të donim t’i mbledhnim këto të holla sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’ua dhurojmë drejtëpërdrejtë atyre duke shkuar në spitalet ku ata punojnë”, tha Kinik.
Ai deklaroi se këto donacione do të ishin një mundësi e mirë për kolegët sirian. “Tu japim atyre mbështetje materiale dhe të njoftojmë gjithë botën pë heroizmin e tyre”, përfundoi Kinik.
EDITOR
10 years ago
next article
Truke që mund të ju shpëtojnë në momentin e fundit?!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago