Gjykata franceze në Paris ka hedhur poshtë ankesën e skuadrës së Monakos e cila kishte të bëjë me vendimin e Federatës Franceze të futbollit sipas së cilës kjo skuadër duhej të ndërojë selinë e saj nga Monako në Francë edhe atë më së voni deri më 1 qershor të vitit të ardhshëm.
Monako përfitonte nga tatimet e ulta në principatë dhe falë miliarderit rus, filloi të angazhojë mjaft yje të futbollit botëror dhe kjo skuadrat tjera për shkak të tatimit i kishte vendosur në një situatë jo të barabartë.
Tani klubi duhet të gjejë një mënyrë më të kapshme për ligjet franceze si të funksionojë, pasi nga sezoni i ardhshëm duhet të paguaj tatime sipas ligjeve franceze. Në të kundërtën Monako, do të ballafaqohet me mundësinë e përjashtimit nga Liga e Parë e Francës.
Categories