Presidenti egjiptian, Muhamed Morsi, është shprehur se vendi i tij po i jep lamtumirën e fundit diktaturave, kohës kur gjithçka varej nga një person, mbylljes së gojës dhe korrupsionit. Ai tha s e vendi tashmë është në procesin e ndryshimeve demokratike, punës dhe prodhimit.
Gjatë një takimi të tij me komunitetin egjiptian në Etiopi, Morsi tha se vendi po i përmbahet trinomit “Punë, vetëdije dhe morale” të cilat do e çojnë vendin drejt zhvillimit dhe prosperitetit.
Ai tha se i gjithë rajoni nuk ka ushtri tjetër përveç asaj egjiptiane, prandaj dhe institucioni i ushtrisë duhet mbështetur fuqishëm, pasi mbron atdheun. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Zvicra, së shpejti gjithkund me internet Wi-Fi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago