Të gjithë kemi qenë të vegjël një here e një kohë, të lidhur pas mamit e babit, të paaftë për të bërë diçka vetë por shumë të këndshëm dhe të ëmbël. Jemi përpjekur të ecim sipas modelit të njerëzve përreth nesh. A e dini se një fëmijë rrëzohet rreth 2 mijë here para se të mësojë të ecë? Por asnjëherë nuk na ka shkuar  mendja të heqim dorë apo jo? Çdo here jemi rrëzuar dhe jemi ngritur përsëri në këmbë duke qeshur. Dhe më në fund ia kemi dale dhe kemi mësuar të ecim. Por tani kush e di sa punë kemi lënë përgjysmë pasi i kemi filluar,  nga shumë  përpjekje kemi hequr dorë. Ndoshta kemi dhe shumë gjëra nga të cilat kemi hequr dorë pa i filluar mire. Një ditë hiqni dorë nga kjo e një ditë tjetër nga diçka tjetër , dhe një ditë të bukur e vini re se keni hequr dorë nga vetja juaj……….
Një nga pyetjet që mund të bëhen nga personat që punësojnë të tjerë është dhe pyetja ‘ nga se keni hequr dorë në jetën tuaj?’ . Në shumicën e rasteve përgjigjja është ‘nga vetja’ . Dhe në atë çast njeriu përjeton një ballafaqim të vogël ose të madh me veten. Një ndjenjë e hidhur e përshkon të tërin. Më pas e pyesin: ‘Si ke hequr dorë nga vetja? ‘dhe përgjigjet vijnë të ndryshme por me të njëjtin justifikim ‘ për nënën, babanë, fëmijën, bashkëshortin (ten). Por asnjë rrëfim nuk mbaron me fjalinë ‘ sa mire bëra që hoqa dorë nga vetja’ . Sepse personi nuk ka arritur të kënaqë as veten e as personin përballë tij në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Si mundet një njeri që ka hequr dorë nga vetja  të  qëndrojë drejt në këmbë dhe të ndihmojë  të tjerët, të bëhet shembull i mire për fëmijën e tij dhe të ndihmojë të tjerët më shumë se ç’mund të ndihmojë veten? A duhet të sakrifikojmë veten për të ndihmuar të tjerët? Nëse thoni ‘po ‘ keni të drejtë sepse besimi juaj në këtë do t’ju bëjë ta përjetoni këtë situate. Ne jemi gjithnjë të zënë të provojmë drejtësinë e  besimeve tona. Nëse do t’i japim të tjerëve vazhdimisht peshk dhe të mos i mësojmë sesi kapet i bëjmë më shumë dembelë dhe të varur prej nesh. Nëse do t’i mësojmë ta zënë vetë peshkun atëherë  do të zëmë peshkun tone në vendin dhe mënyrën e dëshiruar dhe tjetri do të marrë përsipër përgjegjësitë e jetës së tij. Ndoshta një ditë nuk do t’ju pëlqejë të zini peshk , ndoshta dëshironi të bëni diçka tjetër në një vend tjetër. Edhe në atë çast nuk do t’ju mbesin sytë mbrapa..
Një tjetër situate  është edhe heqja dorë nga diçka pasi e kemi provuar disa here. Dhe pikërisht në këta raste do t’ju këshilloj të ktheheni edhe një here në fazën e fëmijërisë suaj. Ndonjëherë mund t’ju duhet të trokisni dyzet here në dyzet dyer. Këtë mund ta kuptoni me intuitën tuaj. Pasi të pushoni fjalimet  e ngatërruara të mendjes  intuita juaj e brendshme do t’ju përgjigjet. Të vazhdosh në të njëjtën derë apo të trokasësh në një derë tjetër?
Askush nuk e ka arritur suksesin që në  herën e pare. Pastaj po të ishte kaq i thjeshtë suksesi atëherë nuk do të ishte normale,  do të ishte një aktivitet normal. Nëse me të vërtetë dëshironi të arrini diku apo të ndryshoni diçka atëherë vazhdoni, vazhdoni  dhe mos hiqni dorë….
Përgatiti Aisa Kokiçi