‘Autor: Aid El-Karni
Përktheu: Agron Islami
Allahu i Madhërishëm i krijoi robërit e Tij për ta përkujtuar Atë, e i furnizoi për ta falënderuar Atë, porse ata adhuruan të tjerë përveç Tij, e falënderuan shumica të gabuarën, atëherë kur tymi i ateizmit dhe i kufrit ua mbuloi dhe ua trollosi shpirtërat në trup, e ua verbëroi zemrat në krahërorë.
Andaj, mos u trondit kur të gjesh të atillë që i mohojnë bukuritë e tua, i djegin të mirat e tua, e i harrojnë aftësitë dhe avantazhet e tua. Jo vetëm që ata bëjnë zëvendësimin e të keqes me të mirë, por të konsiderojnë ty edhe armikun më të madh të tyre. E këtë jo, nuk e bëjnë për gjë tjetër, vetëmpse ti ofrove të më të mirën për ta!
Vëlla, mos shko edhe shumë largë.. por ktheju dhe lexo nëpër dosjet e botës dëshmitare, e do të gjesh brenda damarëve të kapitujve të saj: tregime, histori e rrëfime të llahtarshme, që do të lënë me gojën hapur e zemër të rrënqethur!
Do të gjesh rrëfimin e një babai i cili e edukon fëmijën e tij, i ofron ushqimin dhe pijen, e kalon natën pa gjumë që të flejë fëmija, rri vetë i uritur që të ngopet fëmija, lodhet vetë që të pushojë fëmija. E dikur kur ky fëmijë, fillojnë që t’i dalin mustaqet, të rritet dhe bëhet i fuqishëm, kthehet ndaj prindit të tij si një qenë i tërbuarë, urrejtës, piskatorë, i pasjellshëm, i pamëshirshëm dhe dëmsjellës!
Këto lajme të nxehta, nuk të bëjnë apel ty e askujt tjetër, që t’i braktis të mirat edhe bukuritë, apo ta largojë nga vetja e tij bamirësin ndaj të tjerëve.. Jo, absolutisht!
Por këto lajme vëlla, të përgatisin ty emocionalisht, që në rrugëtimin tënd drejt të mirës, të presësh mosmirënjohje, hatërmbetje, përbuzje e poshtërime, e këto jo për tjetër, por vetëm për arsyen e bukurisë së luleve tua dhe aromën e bamirësisë tënde. Ndaj, mos u dëshpro, mos u demoralizo, e as mos u thyej, për të gjitha ato që do të bëjnë e thonë për ty!
Bëj mirë për hirë të Allahut Lavdiplotë, sepse ti je fitues nga cilado anë të kthehesh. Sepse nuk e dëmton bukurinë e bamirësinë tënde mosmirënjohja e tyre, as përbuzja e tyre, e as kthyerja e të mirës tënde me të keqen e tyre. Por, falëndero dhe madhëro Allahun se ti je i mirë e ai është i keq, dhe dije se dora që rri lartë është më e mirë se dora që rri poshtë, dije se dora që jep është më e mirë se dora që merr!
“Ne të ushqejmë ty për hirë të Allahut, nuk kërkojmë prej teje shpërblim e as falënderim” (Insan 7)
U shtangën të mençurit dhe kokat gjeniale, kur panë mosmirënjohjet e të pafytyrëve, pothuajse ata nuk e kanë shfletuar shpalljen e të Përjetshmit e as nuk kanë dëgjuar nga Ai për këtë klasë zemrash tradhëtare, e për këta krahërorë të ngushtuarë!
“Kalon sikur nuk na ka lutur neve kur e goditi atë dëmi” (Junus 12)
Mos u befaso, e as mos u çmend kur t’ia bësh dhuratë maskarait lapsin, e ai me të t’i shkruajë planet strategjike për sulme ndaj teje, apo kur t’ia dhurosh shkopin kokëtrashit, me qëllim për t’u mbajtur tek ai apo për t’i renditur dhentë e tij, e ai atë shkopë.. ta thyeje në kokën tënde! Kështu o vëlla është natyra e atyre që janë veshur me qefinin e mosmirënjohjes, madje kësisojë sillen edhe me të Përjetshmin, e vallë më thuaj: atëherë ç’sjellje mund të kenë ata me mua dhe me ty?!!’
EDITOR
10 years ago
previous article
Gjarpëri duhet kapur për koke jo për bishti!
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
20 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago