Varfëria më e madhe intelektuale dhe kompleksi më fatal që mund të prek njeriun është përpjekja njerëzore që për krenari personale të konsideroj kohën – prezentin , e cila s’ka të bëjë gjë me angazhimin tij individual .
Nuk po flas për konceptin metafizik ‘kohë’ me të cilën preokupohet filozofia dhe shkencat tjera por flas për propagandën e ulët dhe të pa shpresë që është ngulitur në trurin e popullit tonë se jemi në ‘kohë moderne’ me të cilën angazhohet kjo propagandë të justifikoj bërjen e gjithçkaje pavarësish qëndrimit për të nga ana e shkencës, fesë dhe traditës vendase.
Që të mos jesh i dal mode , atëherë lirohu nga kompleksi kohë. Se po kohën (moderne) e pate krenari atëherë, për çdo të qindtën e sekondës bëhesh i dal mode. E vërteta është se të kanë kompensuar me idenë e kohës moderne , atë që mbrapa kanë ngel sepse modernizmit i ka dal koha dhe është pasuar me post-modernizmin.
E vërteta është që pavarësisht emërtimit teknik të etapës kohore të njerizimit, njeriu mbeti po ky me emocione dhe veprimtare humane të njëjta që nga i pari njeri Ademi a.s dhe gjithë tjetër deri tek ne dhe ato që pasojnë.
Ti ke shumë vlera me të cilat mund të përshkruhet imazhi yt publik. Suksesi në fushën e edukimit, punës dhe hobit tënd le të jenë identifikimi yt kryesor, ato mbijetojnë çdo moment , kohë madje dhe pasi të kesh ikur për në Jetën e Përbotshme ato mund të vazhdojnë të jenë ‘IN’.
I vetmi kompleks që në mënyrë obliguese duhet ta ndjesh ndaj kohës është vetëdija se ajo ikën shpjet dhe të garosh për të zënë suksese sa më shumë brenda minutave dhe ditëve të saj. Tjetër fakt rreth kohës është se ajo çka ikën prej saj nuk kthehet asnjëherë dhe as që zëvendësohet .
I urti mendimtari Hasan Basriu ka thënë: ‘’O njeri , vërtetë ti je një grumbull ditësh. Sa herë ikën njëra prej tyre, ikën dhe një pjesë e jotja’’ .
Koncepti kohë, një njeri të ditshëm që mediton thellë rreth saj veç sa e ofron më shumë tek Zoti.
Zoti thotë në Kuran: Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.
Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!
Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarve Tu, na e premtove dhe në ditën e kiametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!”/ Kuran, Ali Imran – 190-194/
Këtej e tutje, sa herë ‘ata’ përpiqen të kompleksojnë me propagandën ‘kohë moderne’ , ti fiksohu veç në termin kohë dhe në trurin tënd krijo lidhje mes kohës , orarit tënd ditor të angazhimeve, planeve ditore, javore, mujore, vjetore për familje, punë, shoqëri.
Shiko vazhdimisht të krijosh suksese brenda kohës që të është dhënë, sepse sido që të ndërtosh jetën tënde, sido që të kalosh ditët, vitet dhe kohën që të është dhënë në dispozicion patjetër do të vije momenti i kalimit në Përjetësi. E atje siç është thënë në një hadith të Pejgamberit a.s. se :
‘’Nuk do të dridhen këmbët e njeriut në Ditën e Gjykimit, dersa të pyetet për katër gjëra :
– Rreth jetës së tij sesi e harxhoi
– Rreth rinisë së tij sesi e kaloi,
– Rreth pasurisë së tij sesi e fitoi dhe
– Rreth dijes së tij sesi punoi me të.
Categories