Pamflete antishqiptare dhe raciste kanë vërshuar lagjen Draçevë të Shkupit, që është pranë komunës së Studeniçanit. Shkas ka qenë hapja e një dyqani për ushqime të shpejta të njohur si ‘fast food’ pranë shkollës së mesme “Vëllezërit Milladinovci”, ku mësimin po ndjekin edhe nxënës shqiptarë të fshatrave të komunës së Studeniçanit.
Ata kanë shkuar edhe shumë më larg, aq larg sa që shpallin edhe për tradhëtar maqedonasit tjerë që në një far forme kanë bashkëpunuar me ndonjë bashkëqytetar të tyre shqiptar.
“Për tradhëtinë në Draçevë” e që flet për dy familje maqedonase që ua kanë dhuaruar me qera lokalet e tyre shqiptarve për të hapur biznese, njofton Almakos.
Ata këtë e lidhin me “ëndrrën” e shqiptarve për Shqipëri të Madhe e thërrasin për tu ngritur e mos ta lejojnë një gjë të tillë.
“Patriotët” maqedonas, kanë ngjithur disa pamflete nëpër shtylla duke njoftuar për ngritjen e vetëdijes maqedonase kundër Shqipërisë së Madhe, duke i ftuar maqedonasit që mos t’u japin me qera lokale dhe banesa shqiptarëve (e kanë përdorur me shprehjen pezhorative SHIPTARI), sepse me këtë do të mundësojnë realizimin e “ëndrrës shqiptare” për Shqipëri të Madhe.
Ata përmendin në këto lajmërime edhe emrat e disa maqedonasve që kanë dhënë lokalin e tyre me qera disa shqiptarëve për të hapur një qebaptore!/Almakos
Categories