Categories
Lajme

Moska do të ketë xhami madhështore

Në Moskë vazhdojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore, e cila do të jetë në gjendje t’u shërbejë njëherësh 10 mijë besimtarëve.
Projekti realizohet nga një firmë turke dhe xhamia do të hapet më 23 shtator, një ditë para festës së Kurban Bajramit.
Në ceremoninë e përurimit të xhamisë madhështore do të marrin pjesë edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.
Projekti është realizuar në vendin e xhamisë së vjetër të ndërtuar në vitin 1905.
Në vitin 2014 punimet për ndërtimin e xhamisë i kishte marrë përsipër firma turke “Monart”.
{shenja}

Exit mobile version