Konferenca e përbashkët për shtyp mes këshilltarit te Sheih El-Azhar, Hassan E-Shafeii, dhe presidentit te Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, te marten në Kajro, shfaqi dallimet ndërmjet dy palëve. Ahmadinexhad ka shprehur pakënaqësinë e tij në deklaratën e cila është lexuar nga Shafeii dhe ka kërcënuar më largim nga konferenca.
Kjo erdhi pas një takimit mes Sheih El-Azhar, Ahmed Tajjib, dhe delegacionit iranian të kryesuar nga Ahmadinexhad, ku kamerat fokusuan ate duke nderprer fjalimin e Shafeii dhe duke then ne persishte “Unc do largohem”, pas kesaj një anëtar i delegacionit iranian iu drejtua Shafi’iut duke i thënë ” Kjo nuk eshte ajo qe ne jemi pajtuar”.
Duket se presidenti iranian kundërshtoi deklaratën e lexuar nga Shafeii ku permendi pikat e diskutueshme te ngritura nga Sheih El-Azhar me Ahmadinexhad, te cilat kishin qarkulluar në media para përfundimit të takimit.
Pas perfundimit te Shafi’iut nga leximi i deklaratës Ahmadinexhad u largua pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në kundërshtim me atë që u tha në fillim të konferencës.
Sipas deklaratës, Tajjib kerkoi nga Ahmadinexhad ndalimin e shtrirjes shiite në vendet sunite”, si dhe kerkoi “mos ndërhyrje në punët e brendshme te shteteve të Gjirit,” dhe “respektimin e Bahreinit si një vend vëlla arabe.”
Tajjib kerkoi gjithashtu nga Ahmadinexhad “Tu ipen te drejta te plota për sunitët në Iran, veçanërisht në provincën Ehvaz (te banuar me popullsi arabe Sunnite)”
Tajjibb kerkoi nga Presidenti iranian qe “Autoritetet fetare ne Iran ta ndalojne fyerjen e shokëve te Muhammedit a.s.,në mënyrë që procesi i mirëkuptimit të vazhdoi.”
/Mesazhi/