Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se Jose Mourinho do të largohet nga Santiago Bernabeu.
“Klubi dhe trajneri besojnë se është koha e duhur që t’u japim fund marrëdhënieve tona”.
“Dua ta falënderoj Jose Mourinhon për gjithë punën e vështirë në tre vitet e fundit. Skuadra është përmirësuar gjatë këtyre tre viteve. Dua t’ia dëshiroj gjitha të mirat”.
“Secili trajner e ka personalitetin e tij. A ka bërë gabime? Kuptohet. Madje edhe ai e ka pranuar, por niveli i presionit në të cilin është i bën normale ato gabime. Ka pasur edhe momente kur e ka kaluar kufirin e normales”.
“Është koha e duhur që të shkojmë në rrugë të ndara, prandaj edhe një herë dua ta falënderoj Jose Mourinhon për punën e tij”, ka deklaruar Perez në një konferencë për media.
Ai njëherësh ka mohuar të ketë parakontratë me trajnerin e PSG-së, Carlo Ancelotti.
previous article
Zvicër, sulmohet xhamia e shqiptarve të Winterthurit
next article
Nuk kishte fakte për “terrorizëm islamik”
you might also like
12 hours ago
12 hours ago