Dy ditë pas Robert Lewandowski hyri në histori si sulmuesi i vetëm në histori që realizon një “poker” golash në gjysmëfinalet e Champions League, në dëm të Real Madridit të Mourinhos, trajneri portugez kontaktoi agjentin e polakut me një pyetje te thjeshte: “Sa kushton lojtari?”.
Sipas të përditshmes “AS”, Mourinho ka siguruar agjentin e futbollistit se do të ishte i gatshëm ta blinte në çdo rast, pavarësisht nëse do të vazhdojë të drejtojë Real Madridin apo do të kalojë tek Chelsea a Paris SG.
Për më tepër, 24-vjeçari (i blerë nga Dortmundi për 4 mln euro) ka një çmim të përballueshëm, midis 25-30 milionë eurosh.
Çmimi më i ulët nga vlera që mund të kishte ai në treg ndikohet nga dy elementë, fakti që përfundon kontratën në 2014-n dhe nëse nuk do të shitej Borusia do ta humbte me parametra zero dhe premtimi që i bëri klubi, për ta lënë të largohej në fund të këtij sezoni, pasi në fillim të tij u refuzua një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Manchester United.
Megjithatë, pavarësisht interesit të Mourinhos, është e paqartë situata aktuale e Lewandowskit, pasi besohet që ai mund të ketë arritur ndërkohë një kontratë për të luajtur në sezonin e ardhshëm tek Bajerni i Mynihut, ashtu si shoku i tij aktual i skuadrës, Mario Gotze.
EDITOR
12 years ago
previous article
Januzaj në ekipin e parë të United (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago