Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

“Mozaiku Rinor” vazhdon edhe në Kërçovë

Pas aktiviteteve të realizuara gjatë gjysmëvjetorit të parë, me projektin Eureka, këtë gjysmëvjetor starton projekti Incept i cili është projekti i dytë i “Mozaikut Rinor” në Kërçovë.

Takimi i parë u udhëhoq nga përgjegjësi i projektit në Kërçovë, ku u prezantua vizioni dhe misioni i Forumit Rinor Islam. Ndërtimi i ekipit të Incept ishte qëllimi i dytë i takimit, dhe kjo u realizua përmes disa lojërave, ku nxënësit në formë indirekte mësohen të punojnë në grupe dhe të gjejnë mënyra kreative për të fituar lojërat. Pika e tretë që u diskutua ishte principi “Mos e thyej zinxhirin”, të cilin e ndoqën një listë me shprehi të mira që nxënësit mund t’i shfrytëzojnë.

Rikujtojmë që projekti Incept realizohet me nxënësit e viteve të para të shkollave të mesme të 6 qyteteve ku organizata jonë funksionon dhe ka për qëllim edukimin dhe bashkëbisedimin direkt me të rinjtë.

Kërçovë, 19 shkurt 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version