Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

MOZAIKU RINOR VIZITË NË ÇANAKKALE

Gjatë vitit akademik që lamë pas, Forumi Rinor Islam filloi një projekt të titulluar “Mozaiku rinor” i cili përfshin projektin “Eureka”, “Incept”, “T4T” dhe “Talentium”. Në këto projekte morrën pjesë nxënës nga klasa e nëntë deri te viti i tretë.

Aktivistët më të dalluar nga këto projekte, të cilët u përzgjodhën nga përgjegjësit e projekteve në të gjitha degët, morrën pjesë në shëtitjen tonë në Çanakkale. Bashkë me ato, nën përkujdesjen e bashkisë së Çankkalasë, vizituam vendet historike të luftës, për të parë historinë tonë të përbashkët. Vizituam qytetin dhe qendrën e qytetit duke kaluar kohë pranë bregdetit.

Kjo shëtitje u realizua me qëllim që të mësojmë duke shëtitur dhe të mundësojmë një ambient rinor për aktivistët tanë, ashtu që t’i motivojmë ato.

Çanakkale, 5 korrik 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version