Vallë, gjethi, kur bie nga pema në dimër, a ndihet i mposhtur nga të ftohtët? Pema i thotë gjethit: “Ky është cikli i jetës. Mund të mendosh se do të vdesësh, por ti vazhdon të jetosh në mua. Falë teje unë jam gjallë, sepse mund të frymoj. Gjithashtu, falë teje jam ndier e dashuruar, meqë kisha mundësi t’i jepja hije një udhëtari të lodhur. Ujthi yt është në ujthin tim – ne jemi një!”
Vallë, një njeri që ka kaluar vite duke u përgatitur për t’u ngjitur në kodrën më të lartë në botë ndihet i mposhtur me t’u ngjitur në atë kodër dhe me të parë se natyra ka fshehur majën përmes vranësirave? Njeriu i thotë kodrës: “Kësaj here nuk më deshe, megjithatë moti do të ndryshojë një ditë dhe unë prapë do t’ia dal mbanë për të arritur në majë. Në ndërkohë, ti prapë do të jesh aty duke më pritur.”
Vallë, një djalosh, që është mohuar nga dashuria e tij e parë, thotë hapur se dashuria nuk ekziston? Djaloshi i thotë vetes: “Do të gjej dikë që do të jetë më e aftë për të më kuptuar se çfarë ndiej. Dhe paskëtaj do të jem i lumtur për pjesën tjetër të jetës sime.”
Humbja e një beteje apo humbja e çdo gjëje që mendonim se e posedonim do ta na binte çaste pikëllimi, por kur të kalojnë këto çaste, do të zbulojmë forcën e fshehur që qenëson brenda gjithsecilit prej nesh, një forcë që do ta befasojë dhe do të na ndihmojë ta ngremë vetënderimin.
Prit me durim për momentin e duhur për të vepruar. Mos e lër mundësinë të rrëshqasë!
Ji krenar për mbresat që ke! Mbresat janë medale që shenjohen në mishin e njeriut. Armiqtë e tu do të frikësohen prej tyre, sepse ato janë dëshmi të përvojës sate të gjatë në betejë. Shpeshherë kjo do t’i bëjë të kërkojnë dialog dhe t’i shmangen konfliktit. Mbresat flasin më zëshëm se shpata që i ka shkaktuar ato.
Autor: Paullo Koello
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi, 19.09.2013