Në FRI kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime. Gjatë viteve të rinisë së hershme isha pjesë e pandashme dhe pjesë organizative e kësaj organizate rinore. Kur u themelua FRI si organizatë isha student në Shkup, ku kisha rast prej së afërmi të njoftohem me bartësit e aktiviteteve shumë të mira që organizoheshin në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë. Pas disa viteve u hap edhe dega e FRI-së në Kumanovë ku kisha nderin të jem kryetar i parë i degës. Së bashku me ekipin me të cilin e filluam aktivitetin në degën e FRI-së kemi realizuar me qindra aktivitete nga të cilat kanë përfituar me mijëra njerëz, por edhe pas vete lam të rinj e të reja që edhe më mirë dhe në mënyrë më cilësore ta vazhdojnë misionin që barte në vete Forumi Rinor Islam.

Në FRI kam takuar dhe përfituar miq, shokë dhe vëllezër, me të cilët kemi hapëruar dhe po hapërojmë edhe më tej.

Shoqëria jonë përmes FRI – së ka kaluar në nivele edhe më të larta që sot veten e ndjejmë si një familje e madhe. Sot më nuk jam pjesë organizative e FRI-së, por akoma zemra dhe shpirti im i takon kësaj organizate që më së shumti ka ndikuar në ndërtimin e personalitetit tim dhe ngritjen time, në rend të parë si njeri e më pas edhe si intelektual. Me FRI-në do të jem përgjithmonë inshaAllah, në çfarëdo forme që te paraqitet nevoja.

Dëshira ime është që kjo organizatë në shoqeri të merr vendin që e meriton, kurse dëshira tjetër është që edhe fëmijet e mi në të ardhmen e afërt, inshaAllah, t’i drejtoj që të jenë pjesë e kësaj organizate, e cila në kohën në të cilën po jetojnë është “çerdhja” më e mirë për edukimin sa më cilësor të të rinjve në vendin tonë.

Mr. Milazim Mustafa, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetar i Sh.E. “Vllaznia”