Forumi Rinor Islam vazhdoi edhe këtë muaj me realizimin e trajnimit të dytë me bursistët 2023/24, në qytetin e Shkupit dhe Tetovës u shtjelluan temat “Mesataria, vlerë që duhet t’a posedon shoqëria” dhe “Rëndësia e aktivizmit rinor”, në qytetin e Shkupit ligjëruese ishte teologeja Sumeja Peza dhe në temën e dytë Fuad Jonuzi, ndërsa në qytetin e Tetovës tema parë u shtjellua nga Mevlan Abazi dhe tema e dytë nga Kujtesa Xheladini. Në qytetin e Kërçovës temën “Uniteti-kapuni që të gjithë për litarin e Allahut dhe mos përçaheni” e ligjëroi Mazllam Osmani ndërsa për temën “Media dhe roli ndikues i tyre tek të rinjtë” si trajnues ishte Agron Vrangalla.
Bursistët e qytetit të Shkupit dhe Kumanovës ndjekin trajnimet në zyret e FRI-së Shkup, ato të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit në zyret e FRI-së Tetovë, ndërsa bursistë e qytetit të Kërçovës dhe Prilepit në zyret e FRI-së Kërçovë.
24 shkurt 2024