Muhamed Ibn Abdo Ibn Hasan Hajrullah, Allahu xh.sh e mëshiroftë, llogaritet si një prej dijetarëve të mëdhenjë të shek. të kaluar. Një prej reformatorëve të fikhut bashkëkohorë në Egjipt si dhe një prej thirrësve më të njohur të lëvizjes për përmirësim dhe ri-zgjim. Po ashtu llogaritet si një prej personaliteteve më të rëndësishme të fund shek. XIX- fillim shek. XX sidomos në daljen nga ngurtësimi i mendimit islam drejtë një mendimi më të hapur dhe më të përshtatshëm për kohën andaj edhe njihet si dijetari reformator i kohës.
Muhamed Abdo, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u lind në vitin 1949 në pjesën e Buhejras së Egjiptit. Babai i tij kishte origjinë turkmene ndërsa nëna e tij ishte me origjinë nga vetë Egjipti. Rrjedh nga një familje që shquhej për numrin e madh të meshkujve dhe për rezistencën e tyre ndaj pushtetit dhe regjimit të asaj kohe andaj si i rritur në këtë mjedis kishte mësuar se si të krenohej dhe se si të mbronte origjinën e tij duke mos ia lejuar vetës asnjëherë që të bie në grackën e lakmisë së pushtetit, të posteve apo të pasurisë.
Hapat e parë të arsimit dhe të edukimit i kishte marrë në familjen e tij pasi që babai i tij gëzonte një autoritet të madh në mesin e bashkëvendësve të tij. Pas mësimit të Kuranit duke qenë vetëm 7 vjeçare, Muhamed Abdo, Allahu xh.sh e mëshiroftë, dërgohet për të vazhduar shkollimin në Tanta por nga pamundësia e kapjes së mësimeve për shkak të metodave klasike të mësimit ai braktisë shkollimin dhe më vonë e vazhdon atë në Az’her ku mëson lëndët e Fikhut, Gramatikës dhe të Tefsirit. Në vitin 1866 kishte filluar studimet e tij në Universitetin e Az’harit ndërsa në vitin 1877 kishte arritur që të merrte diplomë të lartë.
Kishte marrë pjesë në kryengritjen kundër anglezëve dhe pas dështimit të kësaj kryengritje ishte dënuar më burgim e më pas dëbohet nga Egjipti për në Bejrut, ku edhe qëndron për tri vite të tëra, ndërsa me ftesë të Xhemaludin Afganit udhëton për në Paris dhe në vitin 1884 nxjerr Gazetën “ Urvetul Vuthka “, e cila kishte një ndikim të madh në botën arabe por që nuk lejohet të botohet më shumë se 18 numra. Në vitin 1885 kthet në Bejrut dhe aty themelon lëvizjen për ri-zgjim me të njëjtin emër.
Muhamed Abdo, Allahu xh.sh e mëshiroftë, dhe shkolla e tij e njohur si El-Menar, janë llogaritur si truri dhe mendja e lëvizjeve për ri-zgjimin e mendimit islam por pa dyshim se çdo tru duhet që të ketë edhe trupin e tij në mënyrë që të mund të japin rezultatet e duhura andaj e shohim më vonë se si Hasan El-Bena dhe lëvizja e tij i deshifrojnë mendimet e Muhamed Abdos duke i vënë ato në praktikë. Ai me të drejt llogaritët si një prej personaliteteve më të shquara dhe më me ndikim në nxjerrjen e mendimit islam nga ngurtësimi që e kishte kapluar për disa shekuj me radhë drejt një mendimi të lirë dhe adekuat me vetë parimet fetare. Reformat e tij ishin të përqendruara në tri fusha në atë të politikës, gjuhës dhe familjes. Kishte lënë gjurmë tek shumë njerëz që më vonë ishin bërë edhe figura kyçe të revolucioneve dhe lëvizjeve të ndryshme siç ishte Reshid Rida, Abdulhamid Ibn Badisi, Abdurrahman Kevakibi etj.
Nga viti 1879-1882 kishte punuar si mësimdhënës i lëndës së historisë në shkollën Dar El-Ulum. Ndërsa në vitin 1886 filloj të jap mësim në shkollën Sulltanije në Bejrut ndërsa në vitin 1889 kthehet në Egjipt pasi që ishte amnistuar nga udhëheqësit e kohës. Lirimi i tij nga akuzat ishte bërë duke ia kushtëzuar që të mos angazhohej në asnjë mënyrë në politikë.
Në vitin 1889 ishte caktuar të punonte si gjykatës, ndërsa në vitin 1890 ishte caktuar anëtarë i Këshillit për Legjislaturë dhe Kushtetutë, e më vonë në vitin 1891 caktohet si këshilltar i lartë në Gjykatë. Ndërsa në vitin 1899 caktohet si Myfti i Egjiptit dhe me këtë postë fiton edhe të drejtën që të jetë anëtarë i Këshillit Qendrore të Vakëfeve. Ndërsa në vitin 1900 themelojë organizatën për ringjalljen e trashëgimisë islame dhe asaj arabe, e që kishte për qëllim që të nxjerrtë në botim dorëshkrimet e vjetra që kishin mbetur. Ai po ashtu kishte vizituar edhe shumë vende të Evropës dhe të vendeve Arabe.
Ishte i pari myfti i Egjiptit i pavarur nga Universiteti i Az’harit pasi që deri në këtë kohë udhëheqësi i universitetit e mbante edhe pozitën e Myftisë së Egjiptit. Numri i fetvave të tij e arrin 1000.
Muhamed Abdo, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është autorë i disa librave dhe po ashtu pas vete ka lënë një numër të madh të nxënësve, e ndërsa rreth tij dhe veprave të tij po ashtu janë shkruar një numër librash.
Me 11.07.1905 vdiq në Iskenderije ndërsa varrimi i tij u bë në Kajro ku morën pjesë një numër shumë i madh i njerëzve.
Përgatiti: Artan Musliu
previous article
Arti Islamik, Lindor, frymëzues për artin Perëndimor
you might also like
5 days ago
6 days ago