Muhamed Ahmed Er-Rashid, është i lindur me 8. 7. 1938, në Bagdad të Irakut. Emri i tij i vërtetë është Abd El-Munim Salih El-Ali El-Izij ndërsa emrin Muhamed Ahmed Er-Rashid e ka marrë pas aktiviteteve të tij brenda Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman ndërsa sot ai njihet më shumë me këtë emër sesa me emrin e tij të vërtetë andaj edhe tek librat e tij e gjënë me të njëjtin emër. Ai është një prej dijetarëve, thirrësve dhe edukatorëve më të mëdha të kësaj lëvizjeje në Irak.
Dijen e tij e kishte marrë nga shumë prej dijetarëve të njohur të Irakut ndërsa edukatën e tij që nga mosha e re e kishte marrë prej Lëvizjes Vëllezërit Myslimanë. Ndërsa ai vetë tregon se e kishte një fqinjë të verbër dhe çdo herë e shoqëronte për tek ligjëratat e Vëllezërve Mysliman edhe pse ishte në moshën fëmijërore andaj që nga ajo kohë kishte e ndiente vetën si pjesë të tyre ndërsa pasi që ishte bërë i vetëdijshëm në moshën e rinisë ai edhe zyrtarisht bëhet pjesë e tyre.
E pasi që kishin filluar persekutimet dhe përndjekjet e tyre në Egjipt, në kohën e Xhemal Abdunaserit, kjo kishte pas ndikimin e saj edhe në Irak dhe në mbarë botën arabe andaj edhe detyrohet që të qëndroj i mbyllur për një vit të tërë, në 1971, por që gjatë kësaj kohe iu përkushtua dijes. Pas një viti ai ishte shpërngulur për në Kuvajt, në vitin 1972 ku edhe punoj si redaktor në gazetën ‘’ Shoqëria ‘’. Pastaj për herë të parë shpërngulet për në Emiratet në vitin 1980. Emiratet në atë kohë ishin bërë vend shumë i njohur për aktivitetet e Vëllezërve Mysliman andaj edhe ai gjatë qëndrimit të tij në Emirate, kryesisht u morë me mbajtjen e trajnimeve, seminareve dhe ligjërimeve të ndryshme nga të cilat përfituan shumë prej të rinjve. Qëndrimi i tij në Emirate kishte dhënë ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e Lëvizjes së Vëllezërve andaj kjo detyroj shërbimin sekret të atij vendi që ta arrestonin për dy vite me radhë, 1995-1996. Pastaj ai detyrohet që të shpërngulët për në Evropë për të dhënë kontributin e tij.
Shkollimin e tij fillor e kishte përfunduar në Irak pastaj edhe të mesmen, ndërsa fakultetin e përfundon në fakultetin e drejtësisë, në degën e Fikhut dhe Bazave të tij. Llogaritet një prej thirrësve dhe mendimtarëve më të shquar të kësaj lëvizjeje dhe një prej atyre që më së shumti është përpjekur që të bëjë kronologji ndërmjet anës shpirtërore të kësaj lëvizjeje dhe anës shkencore të Islamit.
Është autorë i shumë librave dhe kryesisht fokusohet në nxjerrjen në pah të vlerave, etikës dhe moralit islam ndërsa librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ndërsa kush i lexon veprat e tij e vë re se autori nuk është thjeshtë një thirrës i cili e ka kaluar tërë jetën e tij në thirrje por është një orator dhe një letrarë shumë i zoti, me oratorinë dhe retorikën e tij ai i bënë konkurrencë shumë prej poetëve dhe retorikëve të mëdhenj të botës islame dhe më gjerë. E tërë këtë nuk e ka fituar ndryshe vetëm se me leximin e shumtë që e ka bërë, e në lidhje me këtë ai për vetën e tij thotë se: Kur isha i ri më ka rënë në dorë libri ‘’ Inspirimi i Lapsit ‘’ dhe e kam lexuar më shumë se njëzetë herë.
Muhamed Ahmed Er-Rashid e ka një diapazon mjaftë të gjerë të dijës ndërsa më së shumti është ndikuar nga Imam Shafiu, Imam Ahmedi, Ibn Tejmija, Ibn Kajjimi, Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, Muhamed Ikbali, Ali En-Nedevi, Imam Hasan El-Bena, Allahu xh.sh i mëshiroftë të gjithë, si dhe shumë prej poetëve të kohës Abasite dhe asaj bashkëkohorë. Është autor i më shumë se 30 veprave.
Muhamed Ahmed Er-Rashid po ashtu njihet edhe si një prej reformatorëve të Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman, ndërsa edhe sot ende udhëton sa në vendet Evropiane sa në Malajzi për të dhënë kontributin e tij në edukimin e brezave të ardhshëm.
Përgatiti: Artan Musliu