Categories
Lajme FRI

Muhamed Ali Es-Sabuni

Muhamed Ali Es-Sabuni është një prej dijetarëve të Sirisë, gjegjësisht të qytetit të Halebit në Siri. Është lindur në vitin 1930 dhe i takon frymës Esharite në besim. Është një prej profesorëve të Fakultetit të Sheriatit në Meken e ndriçuar. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e Kuranit dhe shkencave të tij. Rrjedh nga një familje me origjinë të hershme të dijes ngase i ati i tij ishte prej dijetarëve të njohur të asaj kohe. Muhamed Ali Es-Sabuni fillimet e dijes së tij i mori nga familja, gjegjësisht nga i ati i tij, fillimisht ai mësoj rreth Gjuhës Arabe, obligimeve, njohurive bazike të fesë dhe e mësoj Kuranin përmendësh që në moshën e re.
Muhamed Ali Es-Sabuni është rritur në një frymë të dashurisë dhe dashamirësisë për arsimin andaj që në moshën e re kishte filluar mësimin nëpër dijetarët të mëdhenj të asaj kohe në Siri, e në veçanti në Haleb, mësimet e tij i merrte nëpër xhamitë e ndryshme por shpesh herë merrte edhe mësime private nëpër shtëpitë e disa prej dijetarëve të asaj kohe.
Muhamed Ali Es-Sabuni vijoj mësimet edhe nëpër shkolla shtetërore andaj pas përfundimit të shkollimit fillorë, ai vazhdojë shkollimin e mesëm në tregti por pasi që aty mësohej për sistemet bankare me kamat edhe përkundër asaj se ishte i pari në gjeneratën e tij ai e braktisi këtë shkollë për të vazhduar shkollimin në shkollë të mesme islame. Në këtë shkollë ai përveç lëndëve fetare mësoj edhe lëndët shkencore dhe arriti që të diplomohej në vitin 1949. Pas përfundimit me sukses dhe si nxënës i dalluar në shkollën e mesme, Ministria e Vakëfit e Sirisë e dërgon me bursë për të vijuar studimet në Ez-Her të Egjiptit. Nga aty diplomohet në vitin 1952 në Fakultetin e Gjykatave Islame, pastaj vazhdon studimet pasuniversitare dhe në vitin 1954 arrin që të marrë diplomën e lartë të Universitetit të Ez-Herit e që sot njihet si diplomë e doktorantit.
Pas kthimit të tij nga studimet, u caktua të punonte si mësimdhënës në shkollat të mesme të Halebit dhe këtë punë e ushtroj plotë tetë vite 1954-1962.
Pas kësaj ai u kërkua për mësimdhënie në Universitetin e Mekës në Fakultetin e Studimeve Islame ku punoj si mësimdhënës për afro 28 vite, më vonë ai ftohet nga Universiteti Umu Kura dhe më vonë caktohet si përgjegjës për autorësinë e librit të Ebu Xhafer En-Nuhas të quajtur ‘’Kuptimet e Kuranit ‘’ e që arriti ta realizonte mjaftë bukur dhe është botuar në 6 vll.
Pas kësaj ai kalon në Lidhjen e Botës Islame ku qëndroj për disa vite derisa nuk u tërhoq që ti përkushtohet shkrimeve dhe kërkimeve të ndryshme.
Është autorë i mbi 40 librave që kryesisht janë në fushën e Kuranit dhe shpjegimeve të tij, shumë prej tyre janë përkthyer edhe në disa gjuhë të ndryshme të botës.
Muhamed Ali Es-Sabuni ishte shumë aktiv dhe ka dhënë një kontribut të madh në përhapjen e Islamit dhe të njohurive fetare, ai kishte mësime për çdo ditë në xhaminë e Qabesë, pastaj kishte mësim javor në një prej xhamive të Xhides për afro tetë vite dhe që të gjitha janë të incizuara si audio, po ashtu ai kishte incizuar më shumë se 600 programe televizive në të cilat e ka komentuar Kuranin në tërësi.
Ai po ashtu është edhe si udhëheqës i Lidhjes së Dijetarëve të Sirisë, anëtarë i Lidhjes për Ringjalljen e Trashëgimisë Islame, anëtarë i Lidhjes së Mrekullive Shkencore në Kuran dhe në Sunet.
Për nder të mundit që e ka dhënë në arsimin dhe në fusha të ndryshme të shkencave të Kuranit, ai u përzgjodh nga Çmimi i Dubait për Kuran dhe u përzgjodh ‘’ Personaliteti Islam i Viti ‘’ dhe këtë me rastin e 11 vjetorit të dhënies së këtij çmimi në vitin 2007.
Përgatit: Artan Musliu
 

Exit mobile version