Një popull, një shtet dhe një familje, nuk mund të ketë pozitë më të madhe se sa vlerat e larta që i përfaqëson në botë dhe se sa synimet fisnike të cilat i realizon. Kështu, nëse një pushtet thirret në emër të Islamit dhe Kur’anit, por, më pas, njerëzit kur e analizojnë e shohin se nuk është i drejtë në gjykime, nuk është i mëshirshëm ndaj hallexhinjve, nuk i zbaton premtimet, ai pushtet në emër të Islamit dhe Kur’anit është zhveshur nga vlerat e tij të larta, e me këtë e ka merituar të mallkohet në tokë dhe në qiell…
Islami ka vërtetuar se ekzistimi i popujve dhe lulëzimi i civilizimit të tyre, garantohet nëse ky popull siguron jetë morale, e nëse shkatërrohet morali, bashkë me të, shkatërrohet edhe shteti. Popujt mbijetojnë derisa kanë vlera morale, e nëse u shuhen vlerat morale, shuhen edhe popujt. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. në një hadith të tij bukur e shpjegon këtë. Ai u ka thënë shokëve të vet se ju keni obligime ndaj udhëheqësve, sikur që keni ndaj meje, nëse ata i bëjnë tre gjëra:”Kur të kërkohet të jenë të mëshirshëm, të mëshirojnë, kur të gjykojnë, të gjykojnë me drejtësi, dhe kur të premtojnë, ta çojnë në vend atë që e kanë premtuar. Kush nuk vepron kështu, mbi të bie mallkimi i Allahut, melekëve dhe mbarë njerëzimit”.
(Përzgjodhi dhe përktheu: Bashkim Aliu)
EDITOR
12 years ago
previous article
A duhet thënë bismilah kur japim injeksione jomuslimanëve?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago