Në një komunikatë të lëshuar nga “Shoqata fetare për të drejta dhe reformë” e cila përfshinë nji grup dijetarësh dhe thirrësish islamë në Egjipt, thuhet se gjatë takimit që patën me presidentin Muhamed Mursi, diskutuan për disa çështje të interesit të brendshëm dhe të jashtëm, ku prioritet iu dha marrëdhënieve të Egjiptit me Iranin.
Në komunikatë qëndron se “presidenti Mursi e rikonfirmoi qëndrimin e tij që t’i dalë në ballë çdo tentimi për përhapjen e propagandës shi’ite në Egjipt, dhe theksoi se mbrojtja e bindjeve dhe kredos së popullit, është prej prioriteteve të para të tij.
Ai e konfirmoi se është kundër të gjitha tentimeve për përhapjen e drejtimit shi’it në Egjipt, dhe se është për t’u mbajtur marrëdhënie të balansuara politike me palët e ndryshme”.
Përktheu: Bashkim Aliu
EDITOR
12 years ago
previous article
Siri, pamje shokuese të shkatërrimit (Foto)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago