Me datë 11.01.2014, në hotelin New Star në Shkup, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) mbajti Kuvendin e pestë të rregullt vjetor, i cili njëherazi ishte edhe Kuvendi saj i dytë zgjedhor.
Gjatë punimeve të Kuvendit u raportua mbi aktivitetet e realizuara të QMBI-së gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar, gjegjësisht që nga themelimi i këtij asociacioni në janar të vitit 2010, raport ky i cili u miratua njëzëri nga kuvendarët e pranishëm.
Në këtë Kuvend u miratuan edhe disa ndryshime të nevojshme statutare, si dhe u sollën dy dokumente mjaft të rëndësishme për organizatën: Rregulloja e brendshme dhe Kodi Etik.
Duke pasur parasysh përfundimin e mandatit të kuvendarëve dhe të anëtarëve të Zyrës Ekzekutive të QMBI-së, gjatë punimeve të këtij Kuvendi u bë edhe rimandatimi dhe rizgjedhja e këtyre dy organeve kryesore të Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional.
Fillimisht, Kuvendi i QMBI-së zgjodhi nga radhët e veta kryetarin dhe dy nënkryetarë të Kuvendit. Për kryetar të Kuvendit u zgjodh z. Nexhat Lika.
Pastaj, Kuvendi zgjodhi edhe kryetarin e ri të QMBI-së dhe miratoi Zyrën e re Ekzekutive njëmbëdhjetë anëtarëshe, me mandat 4 vjeçar. Për kryetar të QMBI-së u zgjodh sërish Mr. Muhamed Murtezi, i cili drejtoi këtë organizatë edhe gjatë mandatit të kaluar për më shumë se dy vjet.
Sektori për Marrëdhënie me Publikun
Categories