Categories
Lajme FRI

Muhamed Muteveli Esh-Sharavi (1911- 1988)

Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është një prej komentuesve më të njohur të Kuranit në kohën bashkëkohore, ish ministër i vakëfit në Egjipt. Ishte i shquar për mënyrën e komentimit të Kuranit sepse përdorte gjuhën popullore vendase gjë që e bëri të njohur tek të gjitha shtresat e popullit pasi që ua thjeshtësonte në masë të madhe të kuptuarit e Kuranit.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, nuk ishte i njohur vetëm brenda Egjiptit por ai ishte i njohur në mbarë botën arabe dhe tek mbarë myslimanët e botës saqë shumë prej njerëzve e kanë cilësuar edhe si prijës të thirrësve.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte i lindur me 15prill të 1911 në një prej fshatrave të krahinës së Dekhalijes së Egjiptit. Kuranin e kishte mësuar përmendësh që në moshën 11 vjeçare, ndërsa në vitin 1922 filloj hapat e parë të mësimit në shkollën fillore të Az’harit. Që në hapat e parë të shkollimit të tij, kishte treguar një zotësi të veçantë për nxënien përmendësh të poezive, thënieve të urta, haditheve, prozës etj. Në vitin 1937 u regjistrua në Fakultetin e Gjuhës Arabe, por u angazhua me lëvizjet popullore dhe kryengritjen e vitit 1919 kundër anglezëve. Në vitin 1940 përfundoj studimet së bashku me licencimin për mësimdhënie dhe në vitin 1943 fillon punësimin në Institutin Fetar të Tantas, pastaj kalon për mësimdhënie në Arabinë Saudite në vitin 1950. Pastaj udhëtoj për në Algjeri si udhëheqës i një grup të studentëve dhe qëndroj për rreth 7 vite të cilat i kaloj në mësimdhënie pastaj kthehet në Egjipt për të udhëhequr me vakëfet e pjesës perëndimore të Egjiptit, pastaj ishte përgjegjës për thirrje dhe ideologji fetare, pastaj përgjegjës i Ez’herit pastaj u kthye sërish në Arabinë Saudite si mësimdhënës në Universitetin Mbreti Abd El-Aziz. Në vitin 1976 u caktua si ministër i vakëfit dhe administrimit të Az’harit për dy vite me radhë.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte i pari që kishte marrë vendim për hapjen e bankës së parë islame në Egjipt, si dhe shumë poste të tjera në administrata të ndryshme dhe në mësimdhënie.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte i martuar në moshë të re dhe kishte tre fëmijë.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, po ashtu ka marrë shumë çmime si Urdhër i Meritës së klasës së parë me rastin e daljes së tij në pension, Urdhër Nderi të Republikës së Egjiptit të klasës së parë dhe Urdhër Nderi në ditën e thirrësve, Doktoratë nderi nga Universiteti i Mensurës dhe Menufijes.
Është autor i mbi 70 librave dhe po ashtu ishte i njohur për retorikën e tij dhe poezitë e tij që ishin të thjeshta por shumë të dashura dhe të pranuara nga të gjithë. Ndërsa si thirrës ishte bërë i njohur në vitin 1973 kur kishte filluar me komentimin e Kuranit në një prej emisioneve të atëhershme të radios, ky emision quhej ‘’ Dritë mbi dritë ‘’ dhe kishte zgjatur për dhjetë vite me radhë, po ashtu kishte mbajtur edhe fjalime në xhaminë pranë Kombeve të Bashkuara, pastaj kishte mbajtur edhe disa debate me orientalistë në Kanada, po ashtu kishte marrë pjesë në shumë debate islame në Nju Jork, Los-Anxhelos, pastaj në vitin 1984 kishte mbajtur një turne nëpër Evropë ku për qëllim kishte debatet dhe kundërpërgjigjet ndaj orientalistëve. Ishte i papëlqyer nga shumë qarqe të asaj kohe sepse ishte shumë i drejtpërdrejtë në kritiken e tij ndaj pushtetit të Egjiptit si dhe ndaj të huajve që vepronin fshehurazi në Egjipt.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq me 17.06.1998 në Egjipt.
Përgatiti: Artan Musliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version