Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, llogaritët si një prej ndikuesve më të mëdhenj në ngritjen dhe progresin e ringjalljes dhe ringjalljes së lëvizjes bashkëkohore islame. Ai po ashtu shquhet për ndihmesën që e ka dhënë në këtë drejtim.
Po ashtu llogaritet si një prej dijetarëve dhe reformatorëve të cilët u shfaqën nga fillimi i shek. XIX, ai po ashtu ishte edhe shkrimtarë, letrar, gjuhëtarë dhe një gazetarë mjaftë i dalluar dhe është njëri prej nxënësve më të njohur të Muhamed Abdes.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është edhe themelues i revistës ‘’ El-Manar ‘’.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u lind në një prej fshatrave të Libanit me 23.9.1865. Ai u lind në një familje me traditë të hershme fetare, edukative dhe arsimore, i ati i tij ishte imam në xhaminë e fshatit dhe ishte njohës i mirë i rregullave fetare andaj edhe i kishte kushtuar kujdes të veçantë mësimit dhe edukimit të djalit të tij.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, mësimet e para i mori nga i ati dhe ato i filloj me mësimin e Kuranit përmendësh, pastaj mësoj rregullat e leximit të tij, rregullat e përgjithshme fetare dhe matematikën, për të vazhduar më vonë me shkollimin fillorë në Tarablus. Shkollimin e mesëm e vazhdojë në një shkollë fetare e cila ishte e përkushtuar që në mësimet e saja të ngërthente mësimet fetare dhe ato shkencore sipas metodave evropiane bashkëkohore të mësimit. Ndërsa pas mbylljes së kësaj shkolle, Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte vazhduar lidhjet e tij me drejtorin e kësaj shkolle duke prezantuar në mësimet e tij dhe kështu arrin që nga ai të certifikohet në vitin 1897 dhe e merr të drejtën e mësimdhënies në aspektin fetar. Ai po ashtu kishte mësuar edhe hadithin dhe shkencat e saj duke u certifikuar nga dijetarët e asaj kohe po ashtu mësoje edhe shkencat e tjera nga dijetarë të spikatur që kishte Libani në atë kohë.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, më së shumti ishte i ndikuar nga Xhemal Ed-Din El-Afgani dhe Muhamed Abde ndërsa prej atyre që u ndikuan prej tij më së shumti llogaritet të jetë Hasan El-Bena dhe Muhamed Nasir Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh i mëshiroftë që të gjithë.
Ai kishte filluar rrugën e thirrjes për tek Allahu xh.sh që nga fshati i tij i vogël duke dhënë mësime dhe duke mbajtur ligjërime në xhaminë e këtij fshati. Këtë e kishte bërë pasi që vetë ishte pajisur me dituri dhe metodologji të ligjërimit. Metodologjia e tij e ligjërimit shquhej për nga thjeshtësia dhe modestia e tij në paraqitjen para masës dhe në thjeshtësimin e mësimeve duke bërë që ato të ishin të kapshme nga të gjitha shtresat e njerëzve.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, nuk u mjaftua vetëm me ata që vinin vullnetarisht në xhami për të dëgjuar ligjërimet e tij por ai shkonte në çdo tubim që bëhej në fshat, në kafenetë e fshatit dhe në vende të ndryshme që frekuentoheshin prej fshatarëve dhe nuk hezitonte që ata njerëz të i ftonte për në rrugën e Allahut xh.sh.
Ai kishte bërë shumë përpjekje që të takohej me mësuesin e tij Muhamed Abde, gjatë kohës sa kishte qëndruar në Liban, por për shkak të rrethanave politike këtë gjë nuk kishte mundur që ta realizonte më shumë se dy herë. Po ashtu lidhja e tij me Xhemal Ed-Din El-Afganin kishte mbetur vetëm përmes letrave.
Në vitin 1898, Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, shpërngulet për në Egjipt pasi që nuk i kishte mbetur mundësi tjetër për të realizuar qëllimet dhe aspiratat e tij në rrugën e thirrjes drejt Allahut xh.sh. Me të shkuar në Egjipt, i fillon kontaktet me mësuesin e tij Muhamed Abde dhe pas vetëm një e nxjerrë numrin e parë të revistës  ‘’El-Menar’’ e cila më vonë bëhet revista më e njohur në botën islame pasi që vetë ishte një enciklopedi e gjallë, njohës shumë i mirë i shkencave islame dhe jo islame, njeri që e njihte shumë mirë jetën shoqërore dhe atë politike të vendeve islame, një njeri që ishte i informuar shumë thellësisht me botën islame në përgjithësi. Po ashtu në revistën e tij ai vazhdimisht publikonte komentimin e Kuranit nga Muhamed Abde, dispozita të fikhut dhe mësime mbi besimin islam, po ashtu kishte specifikuar edhe një këndë për përgjigje ndaj pyetjeve që vinin në adresë të revistës.
Metodologjia e tij, në thirrje, kryesisht ishte përqendruar në përmirësimin e metodave të edukimit dhe të arsimit pasi që cilësinë e lartë në këto dy fusha e shihte si të vetmen mundësi për ngritjen e popujve dhe rizgjimin e myslimanëve. Andaj edhe kërkonte, që në mesin e lëndëve tjera, në shkolla të mësoheshin, si lëndë obligative, edhe: Bazat e Fesë, Njohuri mbi dispozitat e Fikhut, Histori dhe Gjeografi, Sociologji, Ekonomi, Edukatë Shtëpiake, Edukatë Shëndetësore, Gjuhë Amtare dhe Shkrim.
Si vazhdë e këtyre përpjekje, Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, në vitin 1912 kishte hapur edhe shkollën e tij ‘’ Shkolla e Thirrjes dhe Këshillimit ‘’, ku si synim kishte përfshirjen e studentëve nga vende të ndryshme të botës islame dhe përgatitjen e tyre për bartjen e misionit të thirrjes në vendet e tyre. Andaj edhe prioritet në të regjistruar ju kishte dhënë studentëve që vinin nga vendet me praktikim apo numër më të vogël të myslimanëve.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, përveç revistës së tij e cila është e përmbledhur në 33 volume ai po ashtu është autor edhe i dhjetëra librave tjera, po ashtu kishte vizituar edhe shumë vende të ndryshme të botës islame dhe kishte marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Muhamed Reshid Rida, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq me 22.8. 1935 rrugës gjatë kthimit të tij nga Suezi.
Përgatit: Artan Musliu