Categories
Lajme FRI

Munir Gadbani

1942- 2014

Munir Muhamed Gadbani është një prej thirrësve dhe dijetarëve të njohur të Shamit, ai u lind në vitin 1942 në Damask të Sirisë. Në të kaluarën ishte edhe si përgjegjës i Vëllezërve Mysliman në Siri.
Shkollimin fillor e kishte filluar në vendlindjen e tij në Til të Damaskut deri në vitin e parë të shkollës së mesme pastaj pjesën tjetër të shkollimit e vazhdon në Damask të Sirisë,  Arriti që të marrë diplomë të përgjithshme në Sheriat nga Universiteti i Damaskut në vitin 1967, pastaj në edukim nga po i njëjti universitet në vitin 1968, arriti që të diplomohet në magjistraturë në Gjuhë Arabe pranë Institutit për Kërkime dhe Studime Arabe në Kajro në vitin 1972, pastaj arriti që të marr titullin doktorant në Gjuhë Arabe, pranë Universiteti Kurani Kerim në Sudan në vitin 1997, po ashtu kishte arritur që të fitoj çmimin e sulltanatit të Brunait për Histori Profetike në vitin 2000.
Ai punoj si mësimdhënës në shkollat fillore, të ciklit të ulët dhe atij të mesëm në Siri për dhjetë vite me radhë ndërsa këtë e kishte filluar që nga viti i dytë i shkollimit të mesëm, po ashtu ishte edhe si këshilltarë pranë Ministrisë së Arsimit në Arabinë Saudite, mes viteve 1972-1975, pastaj kishte punuar si këshilltar i lendeve edukative në shkollat e femrave në Riad, mes viteve 1974-1980, po ashtu kishte punuar si thirrës nga jashtë pranë Myftinisë së Arabisë Saudite, mes viteve 1980-1987, po ashtu kishte punuar si kërkues edukativ pranë Universiteti Umu Kura në Meke, në Institutin për kërkime dhe studime islame, në mes viteve 1987-2000, po ashtu kishte punuar si studiues dhe hulumtues kulturorë pranë Asamblesë Botërore për të Rinjtë, në vitin 2001.
Është autor i shumë artikujve, kërkimeve, punimeve shkencore nëpër revista të ndryshme e po ashtu ishte edhe bashkautor i teksteve shkollore për femra në Riad të Arabisë Saudite, ndërsa vetë  është edhe autor i më shumë se 60 librave ku kryesisht në to është fokusuar në aspektin edukativ të bazuar në vetë jetën e Profetit s.a.v.s. Disa prej këtyre librave janë edhe pjesë e plan-programeve arsimore në shumë prej shkollave islame si brenda po ashtu edhe jashtë vendit.
Ndërsa vetë tregon se që në moshën tetë vjeçare kishte rënë në kontakt me Lëvizjen e Vëllezërve Myslimanë, më saktësisht me Musata Sibain ndërsa në moshën 12 vjeçare ai kishte filluar që të prezantonte nëpër ligjërimet dhe mësimet e tyre për të vazhduar kështu gradualisht në poste të ndryshme brenda kësaj lëvizjeje derisa arrit që të bëhej edhe përgjegjës për Vëllezërit Mysliman në Siri në vitin 1985 pastaj ishte edhe si kryesues i këshillit konsultativ ( Mexhlis Shura ) të po kësaj lëvizjeje për shumë vite me radhë.
Prej ëndrrave të tij më të mëdha ishte kthimi i ligjit islam në vendet islame, çlirimi i Shamit dhe Palestinës si dhe shërimi i myslimanëve nga sëmundja e individualizmit pasi që sipas tij kjo ishte sëmundja më e rëndë që ka goditur myslimanët anë e kënd botës dhe ky është shkaku kryesorë për ngecjen e tyre.
Ndërsa shquhej për mundin e tij të madh dhe të palodhshëm që e kishte dhënë në rrugën e Allahut xh.sh, në thirrjen për në rrugën e tij dhe në mbrojtën e së vërtetës duke mos iu frikësuar askujt përveç Allahut xh.sh, po ashtu shquhej edhe për modestinë dhe thjeshtësinë që kishte, ai ishte shumë i afërt me njerëzit dhe çdo herë e gjeje të qetë dhe të buzëqeshur.
Ai vdiq në Meke në moshën 72 vjeçare, me 01.06.2014 dhe u varros në Meke pasi që iu fal namazi i xhenazes në Qabe.
Përgatit: Artan Musliu

Exit mobile version