Dr.Jusuf el-Karadavi
Kur’ani ka dëftuar se krishterët e shpikën nga vetja murgërinë. I Lartmadhërishmi ka thënë:<<…ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur…>>.
Në një hadith të përcjellur prej Enesit, e të atribuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. qëndron:”Mos u bëni të ashpër e ta randoni vetveten, që pastaj ndaj ju të veprohet me ashpërsi. Kjo, ngase disa njerëz u bënë të ashpër me vetveten, dhe u veprua me ashpërsi ndaj tyre. Gjurmët e tyre i gjeni në manastire dhe vendqëndrimet e tyre: murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre”.
Poashtu, në një hadith tjetër të atribuar të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. qëndron:”Mos e randoni veten, ngase ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak se e randuan vetveten. Gjurmët e tyre do t’i gjeni në manastire dhe vendqëndrimet e tyre”.
Murgëria është një formë e teprimit në sjelljen fetare, ndërkaq Islami ndërtohet mbi baraspeshë dhe mesatari në çdo gjë:<<Dhe ashtu Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur)…>>.
prej arabishtes:Bashkim Aliu
previous article
Thënie të çmuara të Dijetarëve II
next article
Angola ndalon islamin dhe rrënon xhami
you might also like
10 years ago
10 years ago
10 years ago

