Presidenti i rrëzuar egjiptian Muhamed Mursi ka thënë se nuk do të njohë grusht shtetin që e rrëzoi atë, e as nuk do të shkëmbej gjakun e revolucionarëve të vrarë. Këto deklarata të Mursit i bëri të ditura djali i tij Osama Mursi.
“Babai im i kërkon popullit egjiptian tri gjëra: Të mos e njohin grusht shtetin,të mos tërhiqen nga revolucioni, dhe të mos e shkëmbejnë gjakun e revolucionarëve të vrarë. Mursi, udhëheqësi i parë i Egjiptit i zgjedhur me vota të lira, u larguan me dhunë nga detyra në korrikun e kaluar pas komploteve të ushtrisë kundër presidencës së tij.
Të mërkurën, një gjykatë egjiptiane shtyu për 22 prill gjykimin e tij dhe 35 të tjerëve. Ndërsa qëndronte para gjykatësve, Mursi tha:
“Unë siguroj popullin egjiptian se grusht shteti në fund do të dështoj, dhe liderët e tij do të japin llogari,” tha ai .
Mursi dhe të bashkë-pandehurit prerazi mohojnë akuzat e mveshura ndaj tyre, të cilat ata i përshkruajnë si të motivuara politikisht. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kjo orë dore mund të zëvendësojë pajisjen tuaj “smartphone”
next article
ANTAGONIZMI FE – SHKENCË
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago