Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi sot refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të hetuesve në lidhje me akuzat se ai kishte dalur ilegalisht nga burgu gjatë vitit 2011, kur edhe ndodhi revolucioni i Egjiptit. Lajmin e bëri të ditur për Anadolu Agency djali i Mursit, Osama.
Mursi u mor në pyetje edhe gjatë ditës së djeshme, por edhe atëherë ai refuzoi tu përgjigjet prokurorisë.
Mursi gjendet nën arrest në burg në pritje të gjyqit nën akuzat se gjoja se kishte nxitur vrasjen e demonstruesve, akuza këto të fabrikuara nga ushtria.
Biri i Mursit tha se gjatë seancës njëorëshe, presidenti refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve dhe theksoi se ai nuk e njeh ligjshmërinë e marrjes në pyetje të presidentit.
Osama tha se marrja në pyetje ishte duke u bërë me forcë në qelinë e burgut.
“Presidenti ka ritheksuar se ai është kryetar legjitim i vendit dhe refuzon grusht shtetin ushtarak kundër tij, ” tha ai, duke iu referuar përmbysjes së presidentit nga ushtria.
“Presidenti nuk ka caktuar askënd për ta mbrojtur atë, sepse marrja në pyetje e presidentit shkel kushtetutën dhe legjitimitetin,” shtoi ai.
Morsi u dërgua në burgun e sigurisë maksimale javën e kaluar pas paraqitjes në gjykatë me shtatë të pandehur të tjerë.
Seanca e javës së kaluar ishte shfaqja e parë e Mursit në publik që nga rrëzimi i tij nga ushtria perms një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak. /mesazhi/
Categories