Besimtarët e rinj myslimanë,  trembëdhjetë  prej tyre nga Brazili kanë udhëtuar për në Arabinë Saudite  për Umre.
Ata e lanë aeroportin Sao Paulo të hënën, për të kryer haxhin (umre) për herë të parë në jetën e tyre, raportoi website IINA.fr.
Shoqata e Brazilit e Instituteve Islame ka dërguar besimtarët e rinj që pranuan fenë Islame, për në Haxhillëk (Umre), në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Liderëve Fetarë të Brazilit.
Muhammed Hussein Al-Zouki, kreu i shoqatës, tha se është për të dytin vit me radhë që po dërgohen myslimanët e rinj të Brazilit për në  Haxh (Umre), për t’i ndihmuar ata të marrin më shumë njohuri rreth mësimeve Islame.
Shejh Halid Takijeddin, kryetari i këshillit, shpreson se plani do të ndihmojë për të promovuar Islamin në Brazil.
Brazili është vendi më i madh në Amerikën Latine. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, popullsia myslimane në Brazil është vlerësuar të jetë rreth një milion banorë.
 
Nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë