Categories
Lajme

Muslimanët suedez ankohen në OKB për diskriminim

Muslimanët e Suedisë kanë ngritur një ankesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ku kritikojnë qeverinë e vendit për shkak të mungesës së angazhimit në luftë kundër diskriminimit të muslimanëve

Unioni i organizatave muslimane të Suedisë ka dorëzuar raportin e saj në OKB, në të cilën kërkojnë që të hetohen rastet e trajtimit çnjerëzor dhe jodemokratik kundër refugjatëve somalezë në qytezën Forserum, në Suedi.

Në raport përmendet se në qytezën Forserum “praktika e islamofobisë është prezente, aty publikisht shkelen të drejtat e njeriut të emigrantëve nga Somalia.”

Ata përmendin se autoritetet lokale nuk u kanë ofruar ndihmë të mjaftueshme refugjatëve somalezë, dhe për këtë arsye “shumë familje nuk duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të kërcënimeve verbale dhe fizike.”

Në ankesë, gjithashtu kërkohet edhe hetimi i rasteve të diskriminimit kundër qytetarëve të Suedisë, të cilët e kanë përqafuar Islamin.

Muslimanët suedezë kërkojnë që mediat e vendit të shkruajnë objektivisht dhe të transmetojnë lajme për komunitetin musliman.

Ata kujtojnë “praktikat jodemokratike” me të cilat grave të mbuluara u ndalohet puna si spikere apo prezantuese në kanalet e caktuara televizive në Suedi.

Gjithashtu bëhet i ditur edhe fakti se zyrtarët qeveritarë organizatave muslimane u japin fonde më të vogla se organizatave dhe shoqatave tjera.

Në Suedi jetojnë rreth 350,000 muslimanë, dhe përbëjnë komunitin minoritar më të madh në këtë vend./igj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version