Categories
Lajme

Muslimanja egjiptiane, mendja kreative e Microsoft

Gazetat dhe mediat online kanë mundësuar që nëpër botë të përcillen imazhe të ndryshme. E historia jonë ka të bëjë me një grua, e cila me punën e saj bën një mrekulli: Pasqyron realitetin përmes teknologjisë.

Vendlindja e saj është Egjipti, vend i zhytrur në trazira, ku protestat e trafiku kaotik janë normale. Riham Mansour qesh duke vozitur veturën e saj Kia, me të cilën ngatërrohet në një lum automjetesh si taksi, kamionë, makina dhe motoçikleta. “Nëse do të ngasja makinën në Egjipt siç e ngas në SHBA, kurrë nuk do të arrija në cakun e duhur!”
Por Mansour e di mirë se ku po shkon, por edhe e di si të arrijë atje. Dhe atë, shpejt!
Para 20 muajsh, ajo ka filluar të punoj me një projekt të Microsoft, ku ka rolin e një hulumtueseje për Teknologjinë e Avansuar. Edhe Microsoft e ka vërejtur se ajo ka treguar tashmë talentin e saj si një studiuese që punon me metoda të aplikuara, dhe se është model – jo vetëm për koleget e femra në laboratorin teknologjik, por për gratë arabe kudo.
Zyra ku punon ka një pamje kah Nili, e mbi tavolinë gjenden mirënjohjet, – çmime Microsoft në lëminë kërkimore për transferimin e teknologjisë. Njëri çmim i është dhënë për punën e saj në zhvillimin e algoritmeve, përmes së cilave kuptohet se si ndjenjat janë të bartura ose maten mbi mediat sociale; dhe çmimi i dytë për “Article Topic Bing News” e që është për softuer që mund të kap ngjarjet e lajmeve që janë trend në Facebook dhe Tëitter.
“Roli ynë nuk është që të reklamojmë teknologjisë,” shpjegon ajo, “por që ta ngrohë atë duke e sjellë më pranë njerëzve, dhe duke eliminuar rreziqet e sajë,”thotë Riham Mansour.
Mansour, 36 vjeçe, është veçanërisht krenare për punën që ekipi i saj bëri në analizimin e të dhënave të mediave sociale nga demonstratat e 30 qershor 2013, kur shumë egjiptianë dolën për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit islamik Mohamed Morsi, në përvjetorin e parë të inaugurimit të tij . Faqja e saj e internetit zbuloi se çfarë po ndodhte në çdo lagje në Kajro në kohë reale, dhe informata te tilla si sulme të policisë.
Tensioni politik vazhdon në Egjipt, por megjithatë, mjedisi i Microsoft është i qetë, me njerëz duke biseduar e mbajtur takime në dhomat e konferencave, e madje edhe duke luajtur pingpong në një hapësirë të madhe të përbashkët. Diskursi politik duket se mungon – ndoshta për shkak se shumë njerëz janë të zhgënjyer në lidhje me situatën si ajo është.
Duke arritur në punë rreth orës 07:30, pasi nis dy bijtë e saj në shkollë, Mansour është personi i parë në zyrë. “Ajo është me të vërtetë energjike,” thotë Hussein Seleme, drejtor i laboratorit. “Nëse doni të bëni dicka, thjeshtë njoftojeni atë. Riham nuk nguron të punoj ekstra, duke shkuar nga një person në tjetrin, për të zgjidhur problemet thotë “Ahmed Taëfik, hulumtues i lartë.
Mansour duket të mbajë një balans të ndërlikuar. Ajo është anëtare e Shoqatës së grave Shkencëtare dhe kohët e fundit i është bashkuar programit Microsoft Aspire Woman.
Ajo e përshkruan edukimin e saj si konservator – dhe ajo mbanë shami. Babai i saj (profesor i matematikës) dhe nëna (një kontabiliste e cila e la punën kur lindi fëmija i saj i parë) gjithmonë e kanë shtyrë për të punuar shumë në shkollë dhe për të ndjekur karrierën.
Pas ndjeku shkollën e vajzave në Kajro, ajo shkoi në Universitetin Amerikan të Kajros për Bachelor Degree, e më pas për Master of Science. Duke studiuar, ajo u bë e veçuar tek mësimdhënësit, cka i mundësoi bursë shkollimi në SHBA, ku dhe ndjeku programe që nuk ishin të disponueshme në vendlindjen e saj.

Studimet në teknologji, dhe ndjekja e leksioneve mbi artet, e bënë Mansour që të ndjehet më e sigurtë në profesionin e saj.

Por prindërit e saj nuk ishin të gatshëm të ndahen nga e bija, prandaj i bënë thirrje që të kthehej në Egjipt.

Larg nga Redmond, SHBA, Mansour vendosi të kthehej në Kairo dhe gjeti punë si një zhvilluese e software për IBM, ku ajo u takua me burrin e saj Hatim Ahmed, i cili është një arkitekt i lartë në IBM poashtu.

Ajo falënderon IBM që ia ka mundësuar të qëndroj aktive në tregun e punës edhe pas lindjes së dy fëmijëve të saj, Omar 11 vjeç, dhe Ali, 7.
Në vitet e para kur ishte nënë, Mansour ka punuar katër ditë në javë nga shtëpia, e shefat e saj i dhanë mundësinë për t’u marrë me fëmijët e saj edhe kur ata sëmureshin, e asesi nuk kërkuan ajo që të japë dorëheqje.
Në saje të karriesërs së saj akademike – ajo ka dhënë mësim në universitete në SHBA dhe në Egjipt. Dhe në fund, Riham kujton: Unë përherë e dija se i takoj industrisë së teknologjisë. Kjo nuk ka lidhje me paratë, por ka lidhje me zgjidhjen e problemeve reale, dhe mundësinë për të pasur ndikim në zgjidhjen e tyre.”/Mesazhi.com/

Exit mobile version