Categories
Lajme

Mustafic: Në flamurin e Malit të Zi duhet të ketë elemente të Islamit

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe lideri i Partisë boshnjake, e cili merr pjesë në qeverinë aktuale, Suljo Mustafic tha se atij nuk i pengojnë shenjat krishtere në simbolet shtetërore, por thotë se në këto simbole të gjithë popujt duhet të kenë shenjat e tyre.

“Edhe pjesëtarët e fesë Islame janë banor autoktonë, shekuj me radhë kanë ndërtuar Malin e Zi, ata janë pjesë e realitetit shoqëror, prandaj kërkojmë që kjo të shprehet përmes simboleve të vendit tonë”, tha ai në një intervistë për Radio – Televizionin e Malit të Zi.

Ai shtoi se për këtë nevojitet vetëm vullnet politik, ndryshimi i ligjit, e pastaj gjërat duhet t’u lihen heraldistëve të cilët simbolikisht do të paraqesin përmbajtjen e vërtetë sociale të Malit të Zi.

Mustafic beson se ka ende shumë punë për përmirësimin e pozitës së popullatës boshnjake – muslimane, si dhe grupeve tjera të pakicave në Mal të Zi.

Duke folur për Njegoshin, Mustafic vuri në dukje se boshnjakët, duke e lënë seancën parlamentare, treguan qartë se ata besojnë se dita e lindjes së tij nuk duhet të shpallet si festë.

Exit mobile version