Pas futbollistit senegalez Papis Sise edhe Sheik Tiote, ka refuzuar të veshë fanellën e re të klubit Newcastle United, pasi në atë do të reklamohet kompania “Vonga”, e cila ofron kredi të vogla për afate të shkurtra, natyrisht, me interes të madh. Pasi ligji islam nuk lejon përfitimin përmes interesit këta dy futbollist po refuzojnë veshjen e fanellës së Newcastle United.
Megjithatë krahas këtyre dy futbollistëve Sise dhe Tiote, mysliman tek skuadër angleze luajnë edhe katër futbollist të tjerë si :- Masaido, Haidara, Hatem Ben Arfa dhe Musa Sisoko, por këta ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë problem.
Mediat angleze tani më shkruajnë se në Newcastle United, po ndodhë një protestë e hapur e futbollistëve mysliman lidhur me dukjen e fanellës së re të kësaj skuadre.
“Daily Mail” shkruan se Sise dhe Tiote janë shumë pranë largimit nga stadium “Sent James Park”, pasi kjo është zgjidhja më reale nëse nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për atë se sit a veshin këtë fanellë me reklamë kontestuese për myslimanët. Newcastle United në tetor kishte firmosur kontratë katër vjeçare me kompaninë Vonga dhe vlera e kësaj kontrate është 24 milion paund, ndërsa kjo kompani është e njohur me huadhëniet me interes prej 4.2 përqind interes në nivel vjetor.
EDITOR
11 years ago
previous article