Categories
Lajme

Myslimanët e ShBA-së ndihmojnë të varfrit dhe të pastrehët amerikanë

Aplikimi i etikës Islame në jetën e përditshme, ka bërë që organizata islame të ShBA-s,  në St. Louis Missouri të planifikojnë ngjarjen e parë siç e kanë quajtur ata ‘Walk+Run’ (Ec+Nxito) , ku nëpërmes kësaj ngjarje mendohet të ndihmohen të varfrit dhe të pastrehët në shtetin lindor amerikanë, ku ¼ e popullsisë jetojnë në varfëri.
Profeti Muhammed s.a.w.s. ka thënë se një nga aspektet më të mira të Islamit është të ushqesh të tjerët dhe të përshëndes ata që nuk  i njeh, këto dhe princime e porosi të ngjashme profetike i kanë inspiruar myslimanët lokal të nisin këtë aksion.
Sipas të  dhënave të zonës së St Louis, qyteti St Louis ka 80 675 njerëz që jetojnë në varfëri , e cila përkthyer ndryshe i bie 23% e popullsisë.
Ka diku 135 000 të rinj të cilët janë në rrezik nga uria dhe 85% të fëmijëve të regjistruar në shkollat publike ushqehen falas ose me çmim më të përshtatshëm.
Në gusht të vitit 2013 organizata Helping Hand for Relief and Development (HHRD) qe radhitur në mesin e 10 organizatave bamirëse më të vlerësuara në ShBA prej 6000 organizatave bamirëse që ekzistojnë në tërë SHBA-të.

Exit mobile version