Categories
Opinione

Myslimanët e sotshëm sikurse krishterët e mesjetës

Duke marrë parasysh fjalën e parë hyjnore të shpallur në Kur’an “Ikre” që do të thotë” Lexo apo mëso” e cila në mënyrë urdhërore i drejtohet civilizimit njerëzor në përgjithësi nga Krijuesi Fuqiplotë për lexim, mësim i cili medoemos të shpie në përparim dhe zhvillim. Myslimanët në përgjithësi janë të fundit në Evropë sa i përket leximit, mësimit, përparimit dhe zhvillimit në përgjithësi. Sistemi aktual shkollor arsimor është në një gjendje të tillë i cili nuk jep shpresë për momentin për një zhvillim të tillë i cili do të korrespondonte me sistemin aktual shkollor arsimor evropian.
Ditë më parë, lexova në disa ueb portale, renditjen e shteteve sipas fondeve buxhetore ushtarake dhe arsenalit ushtarak momental në dispozicion, e cila kryesohej prej SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës e kështu me rradhë, ndërsa Serbia gjendej sipas renditjes e 50-ta me rradhë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, as që figuronin në këtë renditje. Dihet se Austro-Hungaria e ka krijuar Shqipërinë në vitin 1912, kurse SHBA-ja shtetin tonë të Kosovës në vitin 2008, që juridikisht sipas të drejtës ndërkombëtare akoma i papërfunduar tërësisht, nuk na jep të drejtë që të sillemi me aq komoditet, që të mos investojmë  shumë më tepër në kapacitetet ushtarake mbrojtëse për mbrojtjen e vetvetes sonë dhe të trojeve në të cilin jetojmë shekuj me rradhë, apo akoma do të jetojmë  në iluzione, se dikush tjetër do të na mbrojë në pambarim, e kemi shumë gabim, se vetveten tonë së pari duhet neve të jemi në gjendje të mbrojmë, e pastaj të shpresojmë edhe në ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë.
Në kohën në të cilin aktualisht jetojmë, kur SHBA-ja si forcë globale ushtarake botërore, ka krijuar mekanizmat e tillë mbrojtës, ashtu që është në gjendje të përcjell çdo veprim të çdo njeriut në sipërfaqen e tokës, kudo qoftë ai, nëpërmjet përgjimit të telefonatave, sms-ave, e-meileve, rrjeteve sociale, skypit, AOL-it, e kështu me rradhë, dhe se në kohën në të cilin jetojmë nuk ekziston më privatësia e njeriut apo individit kudo qoftë ai, apo kur me fluturaket pa pilot (dronat) është në gjendje të godas nga largësia çdo kënd që e vë në shënjestër si person i rrezikshëm për sigurinë amerikane, apo risia më e re që SHBA-ja është në fazën e testimit të armës më të re të sofistikuar, fluturaket minimale në formë të zogjve të cilët mund të hidhen nga lartësia e largët nga fluturaket pa pilot, dhe zogjtë e tillë janë në gjendje
të nguliten në trup të çdo ushtari të pozicionuar në një fushëbetejë të caktuar dhe ta eliminojnë si të tillë, duke mos llogaritur fare edhe dëme të tjera që mund të shkaktojnë, ndërsa  myslimanët akoma mendojnë se me një kallash apo me armatim të lehtë gjer në 12,7 mm mund të mbrojnë veten dhe vendin në të cilin jetojnë, ata që perceptojnë kështu vetëm mund të shohin ëndrra apo të jetojnë në iluzione si të tillë.
Në mesjetë krishterët ishin në një fazë të tillë të jetesës, gjatë së cilës priftërinjtë  dhe prijësit e tyre udhëheqës diktonin dhe vendosnin se kush mund të jetojë i lirë, kush i privuar nga liria, kush mund të dënohet, të vritet, të digjet e kështu me rradhë, Në veçanti pësonin më së shumti dijetarët me ide progresive dhe shkencore të cilët dënoheshin dhe vriteshin pa masë si të tillë. Kulminacion i mesjetës ka qenë lufta sektare në mes katolikëve, protestantëve e ortodoksëve,  që si e tillë ka zgjatur me dekada dhe ka sjell si pasojë me miliona viktima dhe me natën e Bartolomeut, e si shembull do të cek për ilustrim luftën sektare 30 vjeçare që ka zgjat në Gjermani nga viti 1618 e gjer në vitin 1648 e që ka përfunduar më në fund me marrëveshjen e arritur të quajtur Vestfalisë. Tani, në shekullin XXI, të krishterët, sidomos në Evropë, jetojnë në harmoni të plotë në mes vete dhe me një zhvillim të paparë ekonomik në krahasim me vendet tjera në botë, duke marrë parasysh laramanin e tyre të ndarë në sekte dhe kisha të shumta të ndryshme.
Përkundrazi në shekullin XXI myslimanët e sotshëm janë duke kaluar  fazën të cilin e kanë tejkaluar të krishterët në mesjetë. Bota Islame sot gjendet në kulminacionin e luftave sektare në mes vete, sunitëve dhe shiitëve, luftë në të cilin me rrëke derdhet gjaku i pafajshëm i myslimanëve me viktima të panumërta si të tilla, e që fare nuk korrespondon dhe nuk ka gjë të përbashkët me Islamin si fe e paqes që është, por veprimet e myslimanëve në mes vehte sjellin vetëm dhunë, vrasje dhe viktima me pasoja të papara në Botën Islame, duke u nisur që nga Pakistani, Avganistani, Iraku, Jemeni, Libani, e së fundi Siria si shembull ekuivalent i këtij kulminacioni ndërsektar fetar, e me tendencë zgjerimi edhe në vende tjera islame, sikurse Turqia e kështu me rradhë. Imamët e caktuar fetar dhe udhëheqësit e tyre japin fetva (urdhëresa fetare) me të cilin inspirojnë dhe i përforcojnë që të ndërmerren veprime të tilla, i cili s’ka kurrgjë të bëjë me Islamin si fe e paqës, dhe se vetëm Krijuesi fuqiplotë, Zoti i madhëruar është Ai i cili jep jetë dhe se do të gjykojë çdo veprim të njeriut për të cilin do të jep llogari në Ditën e Gjykimit para Krijuesit fuqiplotë.
Kushdo qoftë ai prej njerëzve në sipërfaqen e tokës i cili ka guxim të përvetësoj atributet e Krijuesit fuqiplotë është jashtë çdo logjike racionale dhe si i tillë herë do kurdo do të sjell pasoja të papara për të. Nga klithjet dhe thirrjet e tilla pësojnë më së shumti ata mendimtarët apo dijetarët që i kundërvihen një gjëje të tillë me veprime mendore, logjike, racionale kësaj çmendurie njerëzore, e që po mund të gjen zbatim dhe terren për shkak të injorancës(xhahilijetit) në masë të madhe në të cilin për fat të keq është katandisur sot bota myslimane, si pasojë e mos leximit të duhur, mungesës së kritikës dhe vetë kritikës .
Gjendemi në periudhën e globalizmit total, në kohën kur krahas SHBA-ve si forcë universale botërore, janë duke u pozicionuar si fuqi globale me përmasa botërore edhe Rusia e Kina, e krahas Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Francës si super fuqi rajonale, edhe India, Irani, Turqia, Japonia, Koreja, Brazili etj.
Siria është shembull i luftës indirekte  në mes dy superfuqive të tanishme në të cilin është në shprehje tentimi i zgjerimit të pozicionimit dhe ndikimit të SHBA-ve në njerën anë, dhe të mbrojtjes së pozitës dhe ndikimit të Rusisë në anën tjetër, e cila me çdo çmim dhe forcë po tenton të ruajë baraspeshën dhe status kuonë që e ka, e sidomos mbrojtjen me çdo kusht të limanit të Tartusit, të vetmin në Detin Mesdhe , ku është e pozicionuar flota ruse, përveç asaj në Detin e Zi. E tërë kjo është e kamufluar me një petk fetar, të asaj lufte ndërsektare dhe ndërfetare në mes sunitëve dhe alevitëve (shiitëve), e nxitur dhe e inspiruar nga faktorët e shumtë të jashtëm. Edhe pse në Siri, kjo teori nuk mund të qëndron, pasi që 80% të popullatës së Sirisë janë sunitë, 10% të popullatës alevitë dhe 10 % të popullatës janë arab të krishterë, porse e vetmja arsye është pasi që diktatori Bashar Asadi rrjedh apo i takon pakicës alevite në Siri dhe se e tërë lufta është e përqendruar kundër rrëzimit të diktaturës së tij.
Dhe së fundi, në përmbyllje do ceki, se fuqia e Perëndimit nuk qëndron në ekonominë dhe fuqinë ushtarake që ka, por burimi i përhershëm i fuqisë qëndron në mendimin kritik, të cilën Evropa e ka trashëguar që nga Baconi, e ky ndoshta nga arabët në kulmin e zhvillimit të tyre në mesjetën e hershme, e arabët nga grekët e vjetër në kulmin e zhvillimit të tyre.
Mendimi kritik është më se i nevojshëm për myslimanët në përgjithësi në Botën Islame, pa atë, civilizimi islam do të jetë i mangët dhe në periferi të trendeve të zhvillimeve politike, ekonomike, shoqërore, shkencore, sociale arsimore, kulturore, ushtarake, teknologjike në epokën e globalizimit aktual botëror .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version