Categories
Lajme

Myslimanët në Indi përballen me spastrim fetar

Një grup nga një qendër kërkimore në Nju Delhi të Indisë ka njoftuar për përpjekjet indiane për të pastruar disa fshatra nga myslimanët në fshatrat e Pradeshit në krahinën Uttar.
“Muslimanët nuk ishin sulmuar vetëm për ti vrarë, por edhe për të bërë spastrim fetar,” thuhet në përfundimin të raportit të lëshuar të martën.
Përleshjet e fundit mes hindusëve dhe muslimanëve në Muzaffarnagar, kanë lënë 47 të vdekur.
Veprimet e dhunshme gjithashtu detyruan 40.000 njerëz të largohen nga fshatrat e tyre.
Kriza filloi në fshatin Kaval , kur një burrë mysliman u vra nga një hindu.
Një nga oficerët shpjegoi se trazirat kishin qenë ndoshta rezultat i një llogaritje të gabuar nga ana e udhëheqësve të cilët dëshironin të krijojnë një spastrim të myslimanëve, në shpresën për të mbledhur më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. /mesazhi/

Exit mobile version