Categories
Lajme FRI

Myslimanët rusë, sa shumë histori për të treguar!

Në Rusi ka rajone ku popullsia përbëhet kryesisht nga myslimanët. Këto janë republikat e Kaukazit të Veriut (Ingushetia, Çeçenia, Dagestani, Kabardino -Balkaria, Karachay – Çerkezia), si dhe Tatarstani dhe Bashkortostani.
Megjithatë, në regjistrimin e fundit në vitin 2002, numri i “popujve tradicional musliman” në Rusi arritën në rreth 14.5 milionë, që përfaqëson 10 për qind të popullsisë ruse. Sipas vlerësimeve, pasuesit e Islamit në Rusi dikur numëroheshin rreth 20 milionë.
Megjithatë, në bazë të rezultateve të anketës Levada Center, të realizuar në nëntor 2013, muslimanët përbëjnë 7 për qind të popullsisë së Rusisë.
Jo të gjithë njerëzit që e quajnë veten myslimanë ndjekin ritet fetare në Rusi. Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Kërkimeve Sreda, vetëm 42 për qind e myslimanëve rus thanë se feja luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre dhe se ata ndjekin të gjitha urdhërat fetare.
Numri i muslimanëve në Rusi vazhdon të rritet për shkak të rritjes natyrore, sidomos në mesin e popujve të Kaukazit Verior. Për më tepër, numri i muslimanëve është gjithashtu në rritje për shkak të emigracionit, kryesisht nga Azia Qendrore dhe Azerbajxhani.
Historia e Tamilas është e veçantë. Ajo ka lindur dhe jeton në Moskë. Ajo gjithmonë e ka konsideruar veten muslimane, por filloi të veshë hixhabin vetëm katër vjet më parë, pasi ajo u martua dhe lindi dy fëmijë. Pavarësisht se ka diplomë të arsimit të lartë, ajo arriti të punësohet si një infermiere në çerdhe fëmijësh me vështirësi të mëdha.
Pasi që ajo mban hixhabin, prindërit rus kishin nënshkruar peticion kundër infermieres muslimane. Ajo tha se duhej për të fshehur fenë, që të mos humbas punën.
Tamila thotë se ajo ka probleme me kolegët për shkak të mosbesimit të tyre ndaj saj si muslimane që është.
Rrënjët e thella të Islamit në Rusi
Islami hyri në Rusi nëpërmjet Dagestanit nga mesi i shekullit të 7- të, dhe filloi të përhapet në Kaukazin verior. Deri në vitin 21 Hixhri ( 641 er ), ushtria muslimane nën udhëheqjen e Abdul Rahman ibn Rabiah arriti në Kaukazin Jugor pas marrjes nën kontroll të Persisë dhe të Al – Quds-it
Ushtria muslimane arriti fitore të fuqishme në Mbretërinë Khazar gjatë sundimit umajad në 119 hixhri. Më pas, Kaukazi i Veriut, i cila më parë ishte një vasal i Mbretërisë Khazar, u bë pjesë e Perandorisë Umajad.
Muslimanët e transformuan rajonin në një qendër të rëndësishme administrative, dhe futën Islamin në fiset e Kaukazit. Islami u përhap gradualisht në pellgun Vollga nëpërmjet marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me botën myslimane. Mbretëria Bulgare, e cila ka ekzistuar në rajonin e Lindjes së Vollgas nga shekulli i 8-të deri në pushtimin e tij nga Mongolët në 1236 e.r, njohu Islamin si fe zyrtare të shtetit në vitin 922 er ( 304 hixhri).
Duke filluar nga rajoni qendror, Islami u përhap në veri dhe lindje të Rusisë, veçanërisht në Siberi. Vala e dytë e futjes së Islamit në Rusi u zhvillua gjatë periudhës së Hordhisë së Artë (Jusi Ulusi ose Altan Ordon), e cila është themeluar si një mbretëri në veri të Mongolisë në 1242 er.
Në fakt, numri i vogël i mongolëve të cilët qëndruan në zonë nuk kanë pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm në strukturën e shoqërisë lokale. Pra, kultura, gjuha, feja dhe jeta sociale ka mbetur e njëjtë.
Islami ka dominuar më shumë pjesë të Rusisë moderne. Për shkak të rëndësisë së lumit Vollga për transportin në Rusinë e kohës së Carit, rajoni Vollga – Ural ishte i pari që ra fuqishëm nën Perandorinë e sapo -krijuar Ruse.
Në vitin 1859, muslimanët e Dagestanit ( Çeçenia dhe Ingushetia ishin krejtësisht pjesë e Dagestanit) gjithashtu humbën vendin e tyre në Rusinë e Carit, pas 34 viteve të rezistencës nën sundimin e Imam Shamil ( 1797-1871).
Tradita e fqinjësisë së mirë
Myftiu Farid Salman, Kryetar i Këshillit të Ulemave, tha se problemi i armiqësisë ndaj muslimanëve nuk është evident në të gjitha rajonet ruse.
” Në Qarkun Vollga nuk ka dallime në mes njerëzve të feve të ndryshme, ata janë fqinj, miq dhe kolegë të mirë.
Pavarësisht parimeve fetare, populli i një feje nuk u kërkon të tjerëve të fshehin besimin e tyre”, thotë teologu. “Si rezultat, miqtë tanë të ngushtë janë ndjekës të traditave fetare të ndryshme.”
Myftiu vëren se muslimanët e Tataristanit kanë jetuar gjithmonë në mënyrë paqësore me rusët. Megjithatë, me qëllim të shpërndarjes së një përvoje të tillë, është e nevojshme që të punojnë shumë dhe të shpenzojnë një sasi të madhe parash.
Rusia ka gjithmonë ka qenë e prirur për të qenë një vend multi – etnik dhe multi – fetar.
Muslimanët janë grupi i dytë më i madh fetar në Rusi dhe ata kanë bashkëjetuar paqësisht me besimtarët ortodoksë gjatë shumë shekujve. Megjithatë, në dekadat e fundit, disa rusë kanë filluar të sillen me dyshim ndaj myslimanëve, sidomos në prag paqëndrueshmërisë në rajone të caktuara.
Muslimanët e vendit janë duke i kërkuar bashkëqytetarëve të tyre që të mos i ngatërrojnë besimtarët besnik me ata që e quajnë veten myslimanë, por në të vërtetë nuk ndjekin normat e Islamit. Edhe teologët nga ana e tyre, kërkojnë nga të rinjtë të mos përziejn terrorizmin me Islamin, dhe të përdorin arsimimin si armë në parandalimin e konflikteve. /mesazhi/Arbnora Avdiu-Hoxha/

Exit mobile version