Në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri Herman Bernstein deklaroi: “Nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla në Evropë ku paragjykimet fetare dhe urrejtja edhe sot nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët janë ndarë në tri besime. “Vërtet, hebrenjtë në Evropë u masakruan në masë si pjesë e zgjidhjes përfundimtare naziste, por një vend në Evropë si Shqipëria nuk ka pasur një normë negative rritjeje edhe pse me shumicë myslimane.
Para Luftës së Dytë Botërore, vetëm 200 hebrenj jetonin në Shqipëri, por deri në fund të luftës, rreth 2.000 çifutë jetonin brenda vendit, sepse shumë hebrenj u larguan nga Greqia, Austria dhe vende të tjera në Europë për të marrë strehim atje. Hebrenjtë e tjerë, të tillë si Albert Einstein, e përdorën Shqipërinë në mënyrë që të kalojnë në vende të tjera. Zyrtarët e emigracionit në Shqipëri i kanë lejuar hebrenjtë të hyjnë edhe pa dokumentet e duhura dhe kur nazistët morën situatën në dorë, banorët lokalë mbrojtën Judenjtë që banonin në vendin e tyre, duke iu ofruar atyre deklarim me shkrim se çifutët ishin shqiptarë muslimanë. Si rezultat i kësaj, hebrenjtë të cilët u strehuan në Shqipëri nuk panë tmerret që pjesa tjetër e hebrenjve të Europës i duruan mbi supe.
Në të vërtetë, muslimanët shqiptarë kanë një kod nderi të njohur si besa,që do të thotë se mbajnë premtimin, i cili konsiston edhe në mikpritjen dhe mbrojtjen e mysafirëve, sikur të jenë anëtarë të familjes së vet. Për shkak të këtij kodit të nderit shqiptar, shumë prej shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit shpesh nuk mendojnë se ajo që ata bënë ishte veçanërisht e jashtëzakonshme, sepse ata pohojnë se çdo kush në kulturën e tyre do të bëjë të njëjtën gjë.
Megjithatë, realiteti është se popujt tjerë në Evropë nuk jetojnë me kodin besa, duke parandaluar atë që ndodhi në Shqipëri të ndodhë diku tjetër. Muslimanët shqiptarë të vërtetë jetojnë nga parimi kuranor, i cili është cituar edhe në Talmud, “Nëse dikush shpëton një jetë, ai ka shpëtuar gjithë njerëzimin.”
Ndiqni dokumentarin e mëposhtëm për të kuptuar më mirë se çka ndodhur me hebrenjtë në Shqipëri