Categories
Lajme FRI

Myslimani i devotshëm i përfaqësueses

Liridon Krasniqi (Fethiyespor) është duke e dëshmuar talentin e tij në futbollin turk, mirëpo ai ka zbuluar diçka tjetër.

22 vjeçari i Përfaqësueses së Kosovës është një mysliman i devotshëm që falë pesë vaktet e namazit, ndërsa ai ka zbuluar se si i ka ndihmuar falja për të fituar vetëbesim dhe fuqi. E mësoi të falet edhe Ilir Azemin.

Dikur cilësohej si ndër talentët më të mëdhenj shqiptar, mirëpo disa probleme me menaxherin e tij bënë që të largohet nga futbolli për dy vite. Është fjala për Liridon Krasniqin i cili është një mysliman i devotshëm 22 vjeçari nga Drobeshi i Vitisë, në një intervistë për Arenën, ka rrëfyer se si ia ka parë hairin fesë dhe namazit që e bënë, pasi kishte përjetuar momente të vështira në karrierë.
“Kisha disa probleme në karrierë dhe nuk kam kaluar kohë të mira. pa futboll ishte shumë vështirë për mua. Paqen, qetësinë, vetëbesimin dhe lumturinë e kam gjetur vetëm duke falë namaz. Tani që katër vite fali pesë vakte të namazit dhe ndihem shumë mirë. Namazi më jep fuqi të madhe , gjithmonë kur të falem ndihme për mrekulli”, deklaroi fillimisht Liridoni, që tani aktivizohet me Fethiyespor në Turqi.
Liridoni ndikoi edhe te Ilir Azemi
22 vjeçari sa ishte në grumbullim me Përfaqësuesen e Kosovës ka ndarë dhomën me sulmuesin Ilir Azemi, me të cilin njiheshin prej kohësh. Gjatë qëndrimin në një dhomë, hairin ia pa edhe sulmuesi i Gruether Furth, i cili tani është duke u falur.

“Edhe Iliri tani është duke kryer namaz. Kam ndikuar pak që të falet ai, mirëpo ka vullnet të madh që t’i falë pesë vakte dhe më vije mirë për të”, tha ‘Liri’, për Arenën.
Tutje, shtatlarti kosovar, tregon edhe për lutjet që i bënë në kohën kur ta kryen namazin. Lutjet më të shpeshta të Liridonin janë për familjen, shoqërinë, njerëzit e varfër, por edhe për veten dhe karrierën e tij.

“Lutem gjatë kohës kur jam duke u falur, por jo vetëm. Edhe kur jam në fushë, kur zgjohem në mëngjes, kudo që ndodhem lutem, dhe shumica prej lutjeve që i bëj më plotësohen. Lutjet më të shpeshta që i bëj janë për familjarët, shoqërinë, karrierën time, por edhe për njerëzit që i njoh. Ka ndodhur që jam lutur që të shënoj gol dhe kur erdhi dita për të luajtur, lutja më është plotësuar. Kjo ka ndodhur në ndeshjen ndaj Denizlispor, ku shënova gol në fitoren 5:1”.
Lutjet e ndihmuan, eliminoi Fenerbahçen
Ndonjëherë nuk të ndihmon vetëm talenti, pasi kur të kesh përball skuadra të mëdha është vështirë të bësh ndonjë paraqitje mbresëlënëse.
Në kuadër të kupës së Turqisë, Fethiyespor udhëtoi drejt Stambollit për t’u përballur me kampionin e shumëfishtë turk Fenerbahçen, dhe të gjithë menduan se do të pësojmë debakël, por i këtij mendimi nuk ishte edhe ‘Liri’.

“Kur e pamë shortin se për kundërshtarë kemi një skuadër të madhe siç është Fenerbahçe të gjithë u frikësuam, por unë e pashë si mundësi të artë për të shpërthyer.
15 ditë para ndeshjes, sa herë që jam falur në të njëjtën kohë edhe jam lutur që të bëjmë një paraqitje të mirë, dhe në fund arritëm ta ‘pushtojmë’ Stambollin, duke u kualifikuar pas fitores 2:1”, vazhdon tutje rrëfimin Krasniqi.

Në atë takim, heroi ishte padyshim mesfushori kosovar, i cili nuk shënoi, mirëpo mbizotëroi në mesfushë duke i bërë edhe dy asistime tek golat e shënuara nga bashkëlojtarët e tij, me të cilët viziton shpesh xhamitë në Turqi.

“90% e skuadrës falemi, shpeshherë shkojmë të gjithë së bashku në xhami për ta kryer faljen që e kemi obligim”, u shpreh Liridoni.
Mrekulli që luajmë ndaj Turqisë
Lajmit që Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndaj Turqisë i është gëzuar edhe Liridoni, i cili është futbollisti i vetëm nga skuadra e Albert Bunjakut që luan në kampionatin turk.
“Fillimisht jam befasuar me lajmin e marrë, mirëpo më erdhi shumë mirë pasi kam shumë shokë që luajnë për Turqinë, por jam edhe i vetmi kosovar që luaj në kampionatin turk. Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo edhe e mirë për tifozët, pasi luajnë dy përfaqësuese me mentalitetet të njëjtë”, tha Krasniqi.

Exit mobile version