Në xhaminë Fatih në Stamboll, është organizuar namazi i të humburit për shpirtrat e viktimave në minierën Soma. Paralelisht është organizuar leximi i një hatmeje (Kurani i plotë) për shpirtrat e tyre, në xhaminë e madhe të qytetit Soma.
Kreu i Entit të Çështjeve fetare në Turqi, dr Mehmet Gormez, është lutur për viktimat që Zoti ti mëshirojë, kurse të plagosurit ti shërojë dhe familjarëve tu japë forcë dhe durim.
Nga ana tjetër, sektori për mediat ka deklaruar se hytbet e ditës së xhuma, do të jenë të fokusuara tek tragjedia në Soma dhe kjo në Turqi, Bosnjë, Kosovë, Azerbaxhan, Shqipëri dhe Rusi, ku do të bëhen lutje për viktimat. /ardhmeriaonline/