Categories
Fetva

Namazi pa ezan dhe pa ikamet

PYETJA: A ben mekat ai qe falet pa ezan dhe pa ikamet, pasi ne qytetin ku jeton nuk ka xhami, apo ka xhami mirepo eshte ne skaj te qytetit, keshtu qe ezani nuk degjohet?
PËRGJIGJA: I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut. Ai që vepron në këtë mënyrë, nuk ka bërë mëkat, edhe pse nuk është mënyra më e mirë që ka bërë, në veçanti kur është në pyetje lënia e ikametit. Edhe ezani edhe ikameti janë sunet i fortë-sunne muekkede. Kështu, muslimani kur falet vetëm në shtëpi apo në vendin e punës, mund të thirrë ezan dhe të bëjë ikamet, në veçanti të bëjë ikamet. Por, namazi është i saktë edhe pa ezan dhe ikamet, nëse i ka plotësuar kushtet e tjera të duhura për faljen e namazit. Allahu e di më së miri.
Dr.Jusuf el Karadavi
Përktheu: Bashkim Aliu

Exit mobile version