Sonte nё errёsirё tё thellё po ndriçon Qielli
e nё mes natё dёshiron tё lind Dielli,
horizonti gjithandej ёshtё mbuluar me nur
e tё ringjallё ndjenjёn sikur gjithёsia po çrregullohet nga ky nur.
 
Sonte bashkё me shumё melek edhe Xhibrili po zbret
e nga Mёshiruesi me selam na pёrshёndet,
melekёt nga dashuria e madhe çdo pёllёmb mbi tokё mbulojnё
pёr tё marё lutje e kёrkesa nga njerёzit dhe tek Zoti ti dёrgojnё.
 
Sonte po zbret njё natё me shumё vlerё qё se kanё as njё mijё muaj tjerё
mundёsia e pendimit po troket nё derё por ti si do ta presёsh dhe pёrshёndesёsh,
mos hezito por falu,lutu kёndo Kur’an dhe jepi vetes mundёsi qё t’pendohesh
e pas pendimit do ndjeshё lehtёsi mbrenda trupit,sikur sonte tё ishe i lindur.
 
Sonte ёshtё njё natё e qetё nuk ka as ulurima
mёshira shpёrndahet nё tokё si vetёtima,
dashuria vёllazёrore mbjellet nё zemrat e njerёzve
e shpirtrat nё qetёsi,shijojnё knaqёsin e pranis sё melekёve.
 
Sonte ёshtё nata ku caktohet dhe shkruhet risku i çdo kujtё mbrenda vitit
Dikush do furnizohet me pasuri
E tjetri do privohet me varfёri,
Dikush do ta shijojё ёmbёlsin e besimit
E tjetri do ta shijojё ithtёsin e mos besimit,
Dikush do gёzohet me haxhin pёrfunduar
E tjetri do ta urej veten pёr pasurin e koruptuar,
Dikush do martohet
E tjetri do shkurorёzohet
Dikush do sakrifikoj kohёn e lirё pёr tё marё dije
E tjetri do ta harxhoj kotё e do mbetet pa vetёdije
Dikush do e ruaj nderin pёr ta ngritur veten
E tjetri do e humbas pёr ta shkatruar veten
Dikush ende ka kohё pёr tё jetuar dhe emri tij i shkruhet nё listёn e tё gjallёve
E tjetrit kjo kohё i ka pёrfunduar dhe emri tij i shkruhet nё listёn e tё vdekurve
Ju lutem tё keni kujdes se praktikimi i kёsaj liste fillon me zbardhjen e mёngjesit.
Sonte kjo natё ёshtё e bekuar
dashurin nё mes vёllezёrve e ke shtuar,
nё shtёpi e xhami ghithandej na ka tubuar
e Mёshiruesit falje pёr mёkatet tona me i kёrkuar.
 
Sonte haroje ngrohtёsin e shtratit
Haroji nxitjet e shejtanit dhe nefsit
Haroji kafeiterit dhe serialet televizive
Haroje momentin e pёrfitimit tё pasurive
Haroj tё gjitha mirёsit e kёsaj bote mashtruese
Haro pёr momentin gjithçka dhe nёnshtroju plotёsisht Krijuesit.
 
Sonte mos haroni namazet shpeshtoni
lutjet dhe duat mos i ndaloni
kohёn e lidhur me Krijuesin mos e kurseni
dhe me lutjen mё tё bukur tё kёsaj nate drejtojuni.
O ZOT TI JE FALËS
                           E DON FALJEN
                                       ANDAJ MË FALË DHE MUA.
 
                            Shkruar nga: Xhemshit Jusufi