Categories
Lajme

Ndahet nga jeta Nelson Mandela

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Lajmi konfirmohet nga presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma. Në një deklaratë për media ai u shpreh: “Tashmë ai prehet në paqe. Vendi ynë humbi djalin e tij më të madh.Njerëzit tanë humbën babin e kombit”.
Në nder të Mandelës do të mbahet një funeral shtetëror, ndërkohë që flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë, nga e premtja deri ditën e funeralit.
Prej afro 3 muajsh Mandela po merrte trajtim mjekësor në spital, pasi po përballej me një infeksion të rëndë në mushkri.
Nelson Mandela lindi në Afrikën e Jugut më 18 korrik të vitit 1918, dhe ishte një nga shtetarët dhe revolucionarët më të nderuar në botë, në luftën kundër racizmit dhe barazisë shoqërore.
Një personazh kompleks, që nisi të luftojë si militant i thjesht lirie, për t’u burgosur në po në emër të lirisë, për tu rikthyer në vitin 1994 si presidenti dhe figura bashkuese e kombit.
Pas 27 viteve burg, ai u lirua në vitin 1990, pasi një presioni ndërkombëtar. Në vitin 1993 Mandela fitoi Çmimin Nobel për Paqen duke u kthyer në një simbol botëror të paqes dhe luftës anti-racizmit.
Qeveria e tij nga viti 1994 në vitin 199 u përqendrua në çrrënjosjen e trashëgimisë së lënë nga Aparteidi nëpërmjet trajtimin të institucionalizuar të racizmit, varfërisë dhe pabarazisë, duke nxitur  pajtimin racial.
Mandela do të mbahet mend si një njeri tepër karizmatik, i cili me shikimin e hekurt dhe buzëqeshjen karakteristike i çarmatoste kundërshtarët e tij.
 

Exit mobile version