Categories
Fetva

Ndarja për shkak Sidës

PYETJA: A është e lejuar që gruaja e cila e zbulon se burri i saj është i sëmurë nga Sida që të kërkojë ndarje, dhe a bën të martohet një vajzë me një djalë, ose e kundërta, që është i sëmurë nga Sida?
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Sida është sëmundje e rrezikshme e cila vjen si rezultat i mosrespektimit të urdhërave të Allahut në fushën e martesës, si dhe mosrespektimit të ndalesës së prostitucionit. Deri më sot nuk ka shërim, dhe pa marrë parasyshë si është paraqitur, dhe pa u future në debatet për mundësinë e të qenit të saj eksperiment nga qarqe të caktuara, është krejt e qartë se kjo sëmundje, sot e kësaj dite është vdekjeprurëse dhe e pa shërueshme. Personi i cili është i sëmurë nga kjo sëmundje, ka mundësi t’i infektojë edhe tjerët, në veçanti, infektimi ndodh perms marrëdhënieve seksuale. Kjo, shikuar nga aspekti i sheriatit, i jep të drejtë gruas që të kërkojë ndarje prej burrit urgjentisht, sepse në rast të mosndarjes dhe vazhdimit të jetesës me të, gruaja jetën e vet e ven në rrezik.
Dijetarët pohojnë se ndarja nuk është vetëm e drejtëm por është obligim, nëse është në pyetje mbrojtja e jetës së gruas.
Poashtu, nëse vërtetohet se një person është i sëmurë nga Sida, martesa me këtë person nuk është e lejuar bazuar në ajetin:<<ve la tulku bi ejdikum ila et-tehluke>> “mos e hudhni veten tuaj, me duart tuaja në shkatërrim”. Poashtu, në hadith qëndron:”La darere ve la dirar”(Nuk lejohet dëmi fillestar, e as ai reciprok”. Martesa me nji person të infektuar nga virusi i Sidës, është ekspozim i vetes rrezikut dhe afrim kah shkatërrimi, gjegjësisht i ngjanë vetëvrasjes, ngase kjo sëmundje nuk është e shërueshme sot për sot, është vdekjeprurëse, dhe njeriu mund të infektohet shpejt nga personi i cili e ka Sidën. Allahu na ruajtë.
Allahu e di më së miri.

Exit mobile version