Ndeshja mes Thun dhe Zurich në kampionatin zviceran është ndërprerë të dielën pasi një ketër ka hyrë në fushën e lojës.
Lojtarët u vendosën në garë për të kapur atë por kishte edhe nga ata si Loris Benito, i cili pasi e kapi u detyrua ta lëshonte pasi ketri i kafshoi gishtin.
Është dashur ndihma e portierit Da Costa të cilit i grisi dorëzat për ta kapur dhe larguar ketrin nga fusha. /albeu.com/