Shumë nga shtetet Evropiane, praktiken e ndërrimit te orës e bëjnë për shfrytëzim të dritës natyrale sa më shumë. Shtetet e Ballkanit e bëjnë të kundërtën duke ndryshuar orën ku flemë një ore më shumë për dritë të zotit, e në mbrëmje përdorim energjinë elektrike një orë më shumë se shtetet Evropiane.
Ndërrimi i orës është një praktik e gjatë e aplikuar, konkretisht gjatë javës së fundit të muajit Tetor dhe e diela e fundit e marsit janë kohët e ndryshimit të orës. Ndryshimi i orës filloj te bëhet i njëtrajtshëm në Evropë që nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosen të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Hipoteza e parë për të zhvendosur orën përpara e prapa, ishte Beniamin Franklini, shkencëtar amerikan. Në vitin 1784 ai publikoj idenë mbi mundësin e kursimit të energjisë. Ideja e Franklin-it nuk pati sukses në aplikimin e saj, u dashtë gati një shekull të kalonte që të aplikohet një ide e tillë.
Por, ndërrimi i orës a është në interes për shtetet e Ballkanit…?
Shume nga studimet mbi përparësitë apo dobësitë e ndërrimit të orës janë bërë kryesisht në SHBA dhe Evropë, por jo edhe në Ballkan, për të pasur një pasqyrë më reale mbi interesin e shfrytëzimit të kohës dhe ekonomizimin e energjisë elektrike me ketë praktik të kthimit të orës.
Për shumë vende Evropian, ndërrimi i orës është mjaft i rëndësishëm pasi në shumë nga këto vende siç janë Franca, Zvicra, Gjermania, Austria etj, atje agimi i pare i ditës fillon në orën 8:30, për ketë, kthimi i orës për 60 min në fund të muajit tetor, shumë vendeve Evropiane i mundëson fillimin e punës për dritë, ku i bie se agimi i parë fillon jo në 8:30 por në 7:30, ndërsa, gjitha shtetet Evropian në mbrëmje nata bie me një orë më vonë, çka bënë që shteti Evropian me ndryshimin e orës përfiton 2 orë me dritë natyrale më shumë në sezonin dimëror.
Ndërsa në Kosovës e shtetet e Ballkanit, agimi më i vonshëm i ditës shkon deri në orën 7:45, ku me praktiken e kthimit të orës po e bëjmë në 6:45, çka do të thotë se ne e humbim një orë të ditës natyrale në gjumë gjate çdo dite të çdo sezone dimërore, e anën tjetër në mbrëmje e përdorim energjinë elektrike një orë më herët në raport me shumë vende Evropiane ku ora e parë e muzgut fillon në 17:40 ndërsa në shumë vende të Ballkanit ora e par e muzgut fillon në 16:40.
Ministria e ambientit e planifikimit hapësinore në bashkëpunim me institutin meteorologjik të Kosovës të cilët janë njëherë edhe përgjegjës për këto çështje, nuk kanë bërë ndonjë studim në ketë drejtim, duke neglizhuar një element mjafte të rëndësishëm për qytetaret e vendit tonë e të Ballkanit, madje duke humbur mijëra orë pune për çdo sezon dimërore dhe shpenzim të energjisë elektrike me miliona euro gjatë kohës së ndërrimit të orës.
Ministria përgjegjëse për ketë çështje, duhet të ndërmerr hapa konkret që të rishikohet kjo praktik e ndërrimit të orës, duke mos huazuar diçka shabllon nga praktikat Evropiane, sepse jo çdo gjë është konform interesave të qytetarëve tanë.
Sipas analizës së lartshënuar, arrimë në përfundim se praktika e ndërrimit të orës për Kosovën e vendet e Ballkanit nuk është në interes të ekonomizimit të energjisë, përkundrazi, është e dëmshme dhe rrit koston e shfrytëzimit të energjisë dhe humbim mjaft orë të punës, duke quar dëm dritën e Zotit në gjumë të mëngjesit. Praktika e ndërrimit të orës nuk praktikohet as në shtetet e Afrikës, Japonisë, Rusisë, e një pjesë e madhe globit. Aktualisht praktika e ndërrimit të orës praktikohet nga 1/3 e planetit.
Categories