Në marshin e organizuar në Tetovë, nën organizim të shoqatës Nëna dhe Fëmija, morën pjesë edhe përfaqësuese nga Sektori i Femrës pranë FRI-së.
Ky marsh u organizua në shesh të Tetovës, ku prindër dhe fëmijë përcollën mesazhin për gatishmërinë e tyre për t’i ndërruar lodrat e fëmijëve për ajër të pastërt.
Përveç marshimit, organizimi përfshiu edhe paraqitje artistike të fëmijëve, lexim të kumtesës si dhe grumbullim të lodrave.
Qindra protestues të cilët e përkrahën këtë nismë, kërkuan nga politikanët që të angazhohen me shumë për të siguruar ajër më të pastër për gjithë qytetarët veçanërisht për fëmijët e tyre.
Categories