Autoritetet e Arabisë Saudite, kanë dhënë urdhër për ndërtimin e një qyteti të tërë për pritjen dhe shpërndarjen e pelegrinëve që vizitojnë qytetin e shenjtë të Medines së Bekuar.
Qyteti do të ngrihet në një zonë afër xhamisë së profetit Muhamed a.s, mbi një sipërfaqe prej një milionë e gjashtëqind mijë metër katror. Lajmin e për ndërtimin e këtij qyteti, e dha vetë emiri i qytetit, Fejsal ibnu Selman.
Projekti do të përmbajë një stacion treni, spital, hotele dhe shtëpi. Projekti synon tu ofrojë shërbime dhe lehtësira pelegrinëve të shumtë që vizitojnë qytetin dhe xhaminë. /ardhmeriaonline/