Në qytetin Bahria në periferi të Islamabadit ndërtohet xhamia më e madhe në Pakistan e cila pritet t’i akomodoj 14 mijë besimtarë
Në qytetin Bahria në periferi të Islamabadit ndërtohet xhamia më e madhe në Pakistan e cila pritet t’i akomodoj 14 mijë besimtarë
Xhamia më e madhe në Pakistan, ndërtimi i së cilës ka filluar në rrethinën e kryeqytetit të Pakistanit, Islamabadit, do të ketë një kapacitet për t’i pranuar 10 mijë besimtarë në ambientet e brendshme dhe 4 mijë të tjerë në ambientet e jashtme dhe korridoret të cilat çojnë në pjesën kryesore të xhamisë.
Arkitekti pakistanez, Nayyar Ali Dada, ka bërë projektimin e kësaj xhamie. Ai thotë se për ndërtimin e kësaj xhamie është frymëzuar nga arkitektura e vjetër e Lahores dhe rrethinës së saj.
Shpenzimet për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe do të jenë mbi 7 milion euro, ndërsa për ndërtimin e saj janë duke punuar rreth 1 mijë punëtorë.
Pas përfundimit të punimeve xhamia në fjalë, do të jetë xhamia më e madhe në Pakistan, para xhamisë Fejsal, e cila deri më sot konsiderohet xhamia më e madhe në Pakistan./igj/